Per kontakt -> kontakt@great-albania.tk
 
ForumPortalCalendarPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi
Download mp3
risi-ks.com
zbavitu.net
shkupimusic.com
RRegullat..
Mon Sep 14, 2009 4:05 pm nga ● King Albo ●
Forumi i prezantimit ka disa rregulla nder kryesoret jane

Per cdo prezantim duhet te hapet Topic i ri per secilin person
Nuk duhet te ket fyerje ndermjet personave ne prezantim
Duhet te veqohen disa nga te dhenat personale

Emrin (nickname) te mos e nderroni 100 her po vetem 2 her keni te drejt se per ndryshe do te merrni denim

Ne forume Te mos Dilni jasht teme po ti mbahni temes se …

[ Më shumë ]
Komentet: 0
Download mp3
risi-ks.com
zbavitu.net
shkupimusic.com

Share | 
 

 Besimi ... 3

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
● King Albo ●
Admininistrator
Admininistrator


Numri i postimeve : 605
Join date : 12/08/2009
Location : Kosova - Fush kosova

Character sheet
Lajme:

MesazhTitulli: Besimi ... 3   Tue Aug 25, 2009 7:08 am

3. Teuhidul-esma’i ves-sifat

Teuhidul-esma’i ves-sifat shkurtimisht do të thotë bindshmiria e fuqishme se All-llahut XH.SH. i përkasin të gjitha emrat e bukur dhe cilësitë e përsosmërisë, se Ai është larg atributeve të mangëta dhe se Ai me cilësitë e Tij shquhet mbi të gjitha krijesat. Cilësitë dhe emrat të cilat na janë të njohura vetëm nga fjalët e Tij dhe nga fjalët e Pejgamberit të Tij, pa kurrfarë ndryshimesh të fjalëve të tyre, pa mohimin e tyre parcial apo të tërësishëm, pa tentim që tërësisht të kuptohen ato dhe të shpjegohen thelbësisht apo komparacionit me cilësitë e krijesave.

Nga ky formulim jipet të kuptohet se teuhidul-esma’i ves-sifati, bazohet në tri parime, e, kush largohet prej tyre, ai nuk do të jetë besimtar në këtë lloj të teuhidit.20

a) - Të besuarit se All-llahu XH.SH. nuk i gjason krijesave dhe se është larg çdo të mete;

b) - Të besuarit në emrat dhe në cilësitë e All-llahut XH.SH. që janë përmendur në Kur’an dhe në Sunnet, pa kurrfarë mungese apo shtimi dhe pa kurrfarë shtrembërimesh apo mohimesh; dhe

c) - Shuarja e çdo dëshire për të kuptuar domethënien e vërtetë të këtyre cilësive.

a) - Me parimin e parë nënkuptohet mohimi i çdo ngjashmërie ndërmjet cilësive të All-llahut XH.SH. dhe cilësve të krijesave. Argument për këtë janë fjalët e All-llahut XH.SH.:

"Dhe askush nuk i gjason Atij!" (El-Ihlas: 4)

"All-llahun mos e krahasoni me kurrgjë!" (En-Nahël: 74)

Imam Kurtubi, duke komentuar ajetin "Dhe askush nuk i gjason Atij!", thotë: "Këtu flitet se All-llahut XH.SH., me lartësinë e Tij, në madhështinë e Tij, me pushtetin e Tij, me emrat e bukur dhe me cilësitë e përsosura të Tij, nuk i gjason askush nga krijesat e Tij, e as që mund të krahasohet ndokush me Të. Gjithashtu, edhe cilësitë e All-llahut XH.SH., të cilat janë përmendur në Kur’an dhe në Sunnet - e ato janë të përbashkëta sipas shqiptimit në raport me All-llahun Y dhe me krijesat e tjera - assesi nuk i gjasojnë domethënies së vërtetë të tyre, ngase cilësitë e Atij që gjithmonë ekziston nuk janë të njëjta sikurse cilësitë e atyre të cilët janë krijuar nga Ai."21

Kurse El-Vasiti - rahimehullahi te’ala - thotë: "Nuk ekziston ndonjë qenie siç është qenia e Tij, as ndonjë emër siç është emri i Tij, as ndonjë vepër siç është vepra e Tij, përveçse nga pikëpamja gjuhësore (shqiptimit). Qenia, që nuk është e krijuar, është larg asaj që të ketë cilësi çfarë posedon e krijuara. Siç është e pamundur që qenia e krijuar të ketë cilësitë e Atij që nuk është i krijuar. E tërë kjo është drejtim i pasuesve të së vërtetës, udhës (Sunnes) së Pejgamberit e dhe xhema’atit të brezave të parë të myslimanëve."22

Sejjid Kutbi në tefsirin e vet, duke komentuar këtë ajet, thotë: "Natyra e njeriut në tërë këtë beson vetvetiu, ngase gjërat e krijuara, të cilat i ka krijuar Ai vetë, njëherit nuk mund t’i përngjajnë krijuesit."23

Në këtë parim bënë pjesë edhe mohimi i çdo gjëje që i kundërvihet asaj me çka All-llahu XH.SH. e ka përshkruar Vetveten, ose me çka e ka përshkruar Pejgamberi i Tij. Prandaj, besimi në All-llahun Y, si të Vetmit që i përkasin emrat dhe cilësitë e përsosmërisë, kërkon prej nesh të mohojmë dhe të dëbojmë mundësinë se Ai mund të ketë grua, shok, partner (ortak), ndihmës, ndërmjetsues (përveç me lejen e All-llahut) dhe mbrojtës nga poshtërimi. Siç kërkon edhe mohimin se Atë mund ta kaplojë kotja dhe gjumi, lodhja, kapitja, vdekja, padrejtësia, shkujdesja, harresa, pagjumësia, transformimi dhe cilësi të tjera mangësie.

b) - Parimi i dytë kërkon obligueshmërinë e kufizimit të çdo gjëje që i përshkruhet All-llahut XH.SH. vetëm në atë që është përmendur në Kur’an dhe në hadithet e Resulull-llahut e Sepse, cilësitë dhe emrat e All-llahut XH.SH. kuptohen me anë të të thënave, e jo me anë të përsiatjes personale. All-llahu XH.SH. assesi nuk mund të përshkruhet, përveçse me atë që e ka përshkruar Vetveten apo me çka e ka përshkruar PejgamberiTij.

Gjithashtu edhe nuk emërohet, përveçse me emrat, me të cilat e ka quajtur Vetveten apo me të cilat e ka quajtur Pejgamberi i Tij. Për shkak se All-llahu XH.SH. i di më së miri emrat dhe cilësitë e Veta. All-llahu XH.SH. thotë:

"... Thuaj: "A e dini më mirë ju apo All-llahu?." (El-Bekare: 140)

Duke qenë se All-llahu XH.SH. di më së miri për Vetveten, dhe pasi që Pejgamberët e Tij e kanë folur vetëm të vërtetën, sepse ata kanë transmetuar vetëm atë që u ka shpallur All-llahu XH.SH., atëherë, në sferën e emrave dhe të cilësive të All-llahut XH.SH. - duke i pranuar ato - jemi të obliguar t’i përmbahemi asaj që na ka informuar All-llahu XH.SH. dhe Pejgamberi i Tij. Imam Hambeli thotë: "All-llahu XH.SH. nuk përshkruhet, përveçse me atë që e ka përshkruar Vetveten, apo me çka e ka përshkruar Pejgamberi i Tij, duke mos e tejkaluar aspak Kur’anin dhe Hadithin."24

Nu’Ajm bin Hammadi - mësuesi i Buhariut - ka thënë: "Ai i cili e krahason All-llahun me krijesat e Tij, ai ka bërë kufër, kush mohon çkado qoftë nga ajo me çka All-llahu XH.SH. e ka përshkruar Vetveten apo me çka e ka përshkruar Pejgamberi i Tij, ai ka bërë kufër, dhe ajo me çka All-llahu XH.SH. e ka përshkruar Vetveten dhe me çka e ka përshkruar Pejgamberi i Tij nuk mund të barazohet me asgjë dhe nuk mund të krahasohet me asgjë."25

përmendsh."
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
● King Albo ●
Admininistrator
Admininistrator


Numri i postimeve : 605
Join date : 12/08/2009
Location : Kosova - Fush kosova

Character sheet
Lajme:

MesazhTitulli: Re: Besimi ... 3   Tue Aug 25, 2009 7:10 am

Ky parim kërkon nga çdo njeri i moshës madhore - moshës ligjore sipas Sheriatit - që të besojë tërë atë që transmetohet nga emrat dhe cilësitë e All-llahut XH.SH. në Kur’an dhe në Sunnetin e Resulull-llahut e dhe t’i pranojë ato sipas domethënieve të tyre të qarta dhe parimore në gjuhën arabe, duke mos mohuar diç prej tyre dhe duke mos shtrembëruar diç gjatë komentimit duke u larguar nga domethënia e tyre.

c) - Parimi i tretë kërkon nga njeriu që t’i besojë të gjitha cilësive të përmendura në Kur’an dhe në Sunnet, pa pyetje për esencën e tyre dhe për domethënien e tyre të vërtetë (lidhur me All-llahun Y). Sepse, të konceptuarit e cilësive bazohet në të konceptuarit e qenies, sepse, cilësitë dallohen në ujdi me dallimin e bartësve të tyre. Sikurse që assesi nuk pyesim për qenien e All-llahut XH.SH. dhe kualitetin e Tij, po ashtu assesi nuk është korrekt të pyesim për cilësitë e Tij.26 Prandaj transmetohet nga një numër i madh i brezave të parë (selef) se, kur i patën pyetur për ngritjen (el-istiva) e All-llahut XH.SH., ishin përgjegjur: "Ngritja është e njohur, ndërsa mënyra e saj është e panjohur, të besuarit në të është vaxhib e pyetja për mënyrën e saj është bid’at."27

Pra, selefët janë pajtuar se mënyra (e ngritjes së All-llahut XH.SH.) është e panjohur për ne dhe se pyetja për të është bid’at. Andaj sikur të na pyeste dikush: "Në ç’mënyrë Zoti ynë zbret në qiellin botëror?" Ne do ti thoshim: "Si duket Ai?" E, nëse thotë se nuk e di se si duket Ai, ne do t’i thoshim: "Ne nuk dimë se si zbret Ai, sepse dituria për atributin kërkon dituri mbi bartësin e atij atributi. E, si mund të kërkosh prej nesh të të shpjegojmë në ç’mënyrë All-llahu XH.SH. dëgjon, sheh, flet, si ngritet dhe si zbret, e ti nuk e di se si duket Ai? Nëse ti pranon se All-llahu XH.SH. dhe eksiztenca e tij është me të gjitha cilësitë e përsosmërisë dhe se askush nuk i gjason Atij, ngjashëm me këtë është edhe të dëgjuarit dhe të pamurit e Tij, zbritja dhe ngritja e Tij, është fakt i vërtetë, e që njëkohësisht nuk i gjason shqisës të të dëgjuarit të krijesave, të të pamurit, të folurit, zbritjes dhe ngritjes së tyre."28

Me sa ekspozuam më lartë, rezulton se këtë lloj të teuhidit e trazojnë disa gjëra, të cilat myslimani nuk do të guxonte t’i lejojë vetes:

1. - Et-teshbih - krahasimi i cilësive të All-llahut XH.SH. me cilësitë e krijesave (antropomorfizmi), siç e krahasojnë të krishterët Isain u (të birin e Merjemes), hebrenjtë Uzejrin, e mushrikët idhujt e tyre me All-llahun Y Apo, sikurse që disa sekte e krahasojnë fytyrën e All-llahut XH.SH. me fytyrën e krijesave, dorën e Tij me dorën e krijesave, të dëgjuarit ë Tij me të dëgjuarit e tyre e të ngjashme.29

2. - Shtrembërimi i domethënies së cilësive të All-llahut XH.SH. me komentime figurative, dhe çfarëdo ndërrimi dhe zëvendësimi në to (et-tahrif bit te’vil), siç është shtrembërimi i fjalëve, të emrave dhe të cilësive duke shtuar, duke munguar apo duke ndërruar herektet (konsonantet) në fjalë, siç kanë vepruar disa me fjalët e All-llahut XH.SH.: "... E, All-llahu, me siguri, ka biseduar me Musain." (En- Nisa: 164) - kështu që ne vend të damme-s në fjalën All-llah e kanë vënë fet’h-in, në mënyrë që domethënia të jetë se All-llahu nuk ka folur me Musain, por Musai ka folur me All-llahun.

Rruga më e drejtë përkitazi me cilësitë e All-llahut XH.SH. është drejtimi i brezave të parë myslimane (selef), të cilët i kanë përshkruar All-llahut XH.SH. atë që Ai i ka përshkruar Vetes dhe atë që ia ka përshkruar Pejgamberi i Tij, pa alegori, me të cilat mohohen cilësitë dhe pa komparacione të cilat nuk i përshtaten Madhërisë dhe Unitetit (vahdanijjeit) të All-llahut XH.SH..

Prandaj e tërë ajo që përmendet në Kur’an dhe në hadithe autentike, siç është dora, fytyra, ngritja, zbritja, hidhërimi, kënaqësia dhe cilësitë e tjera, ne ia përshkruajmë All-llahut XH.SH., pa krahasime me cilësitë njerëzore dhe pa komentime alegorike të cilat shpiejnë në mohimin e tyre.30 Dhe themi ashtu siç ka thënë imam Shafiu: "E besoj All-llahun dhe tërë atë çka ka ardhur nga All-llahu ashtu siç dëshiron Vetë Ai dhe e besoj Pejgamberin e All-llahut dhe tërë atë që ka ardhur prej tij ashtu siç ka menduar dhe siç ka dëshiruar ai."31

3. - Et-ta’til - Të kuptuarit se All-llahu është i privuar nga të gjitha atributet, mohimi i cilësive të All-llahut XH.SH. dhe kundërshtimin e lidhshmërisë së tyre me qenien e All-llahut XH.SH.. Siç është mohimi i përsosmërisë së plotë të All-llahut XH.SH. me anë të kundërshtimit të emrave dhe të cilëcive të Tij. Apo mohimi i ndërsjelljes me All-llahun Y duke lënë ibadetin, ose mohimi i lidhjes mes krijesave dhe Krijuesit të tyre, ose, siç konfirmojnë disa, që materia ka ekzistuar gjithnjë (nuk është krijuar) dhe se All-llahu XH.SH. nuk e ka krijuar atë. 32

4. - Et-tekjif - shqyrtimi mbi kualitetin;: caktimi i kualitetit të cilësive të Zotit dhe të konstatuarit e esencës së tyre.

Pranimi i vërtetë i cilësive dhe i emrave të All-llahut XH.SH., të cilat janë përmendur në Kur’an dhe në Sunnet, në domethënien e tyre origjinare, pa bërë krahasime, shtrembërime, mohime dhe polemizime mbi kualitetin e tyre, ka qenë drejtimi (medhhebi) i selefëve - as’habëve, tabi’inëve, dhe tabitabi’inëve. Esh-Shevkani thotë: "Drejtimi i selefëve nga as’habët, tabi’inët dhe tabitabi’inët është pranimi dhe transmetimi i argumenteve (teksteve) mbi cilësitë e All-llahut XH.SH. në domethënien e tyre rrënjësore, pa kurrfarë shtrembërimesh, alegorish tejet të theksuara, komparacionesh dhe mohimesh kah shpie pjesa më e madhe e te’vilit (komentimit figurativ). Ata, nëse i pyeste dikush për diçka lidhur me cilësitë e All-llahut XH.SH., i citonin argumentet dhe përmbaheshin nga thashethemet, duke thënë: "All-llahu XH.SH. ka thënë kështu, dhe ne asgjë më tepër nuk dimë lidhur me këtë, dhe nuk tentojmë të flasim për atë që nuk dimë, e as që na ka dhënë të drejtë All-llahu XH.SH. ta tejkalojmë këtë." E, nëse pyetsi megjithatë përpiqej të kuptonte diç më tepër përkitazi me këtë, ata e qortonin duke ia ndaluar të interesohet për atë që nuk i përket atij dhe të kërkojë diç që është e pamundur të arrihet, përveçse duke hyrë në bid’at i cili është jashtë asaj në çka bazoheshin ata, e që e kanë mbajtur mend nga Pejgamberi i All-llahut XH.SH., e tabi’inët nga as’habët dhe tabitabi’inët nga tabi’inët. Në këta shekuj të famshëm ka mbretëruar qëndrimi unanim përkitazi me cilësitë e All-llahut XH.SH.. Ata kujdeseshin për atë që u ka urdhëruar All-llahu XH.SH. dhe bënin atë që u ka urdhëruar ta bëjnë, duke filluar nga emrat e All-llahut XH.SH. e gjer tek namazi, dhënia e zekatit, agjërimi, haxhxhi, xhihadi, ndarja (dhënia) e pasurisë për qëllime bamirësie, që është garancë e fitimit të Xhennetit dhe të shpëtimit nga zjarri i Xhehennemit. Pastaj, kujdeseshin për të udhëzuar në të mirë dhe për të ndaluar nga e keqja, e pengonin përdhunuesin nga trazirat me të gjitha mjetet që i kishin në disponim, dhe nuk interesoheshin për asgjë tjetër që All-llahu XH.SH. nuk ka kërkuar prej tyre, e as që i ka obliguar të kuptojnë esencën e tij. Prandaj, atëbotë feja ka qenë e pastër nga miksturat e risirave (bid’ateve).33

Emrat e bukur të All-llahut xh.sh.

Emrat e bukur të All-llahut XH.SH. janë emra të përveçëm të Tij për të cilët Ai na ka njoftuar në Kur’an dhe Pejgamberi i Tij në hadithe. Çdonjëri prej tyre tregon një apo më shumë cilësi të All-llahut XH.SH.. Çdo emër është derivat i foljes përkatëse, si p.sh. El-’Alimu i Gjithdituri (Gjithdijshmi) është derivat i foljes ‘alime - di, ditur. Rasti i njëjtë është edhe me emrat El-Kadiru - i Fuqishmi, Es-Semi’u - Dëgjuesi (që i dëgjon të gjitha), El-Besiru - Vështruesi (që i sheh të gjitha), dhe me të gjithë emrat e tjerë.

Ndërsa, emri që në vete përmban domethëniet e të gjitha emrave dhe të gjitha cilësive është All-llah. Dijetarët islam ndahen në mendime rreth rrënjës së kësaj fjale. Disa mendojnë se është nxjerrë nga fjala el-ilah, e të tjerët mendojnë se ky assesi nuk është derivat.34

Këta emra njëkohësisht janë edhe cilësitë e All-llahut XH.SH. dhe këtu nuk ka kurrfarë kontradiktash. Err-Rrahmanu - i Gjithëmëshirshmi (në këtë botë) është njëkohësisht edhe emër edhe cilësi e All-llahut XH.SH.. Të gjithë emrat e All-llahut XH.SH. kanë domethënie të caktuar të cilat pa përjashtim janë atribute lavdërimi.

Emrat e All-llahut XH.SH. janë quajtur të bukur ngase se me to quhet dhe përshkruhet më i Bukuri dhe se kanë domethënie më fisnike.

Teuhidul-esma’i kërkon prej nesh që t’i besojmë çdo emri me të cilin All-llahu XH.SH. e ka quajtur Veten, t’i besojmë kuptimit që shënon emri përkatës, si dhe refleksionit të tij në vetë ne.

Në Kur’an, bie fjala, përmendet emri Err-Rrahimu - Mëshirëploti (për besimdrejtët), dhe ne besojmë se ai është emri i All-llahut XH.SH., se ai tregon se All-llahu XH.SH. është i mëshirshëm dhe se Ai do ta mëshirojë kë të dojë. Rasti i njëjtë është edhe me emrat e tjerë që janë përmendur në Kur’an dhe në Sunnet.

Për sa i përket numrit të emrave të bukur të All-llahut XH.SH., në hadith përmenden 99; Buhariu dhe Muslimi transmetojnë hadithin nga Ebu Hurejre r. a., ku thuhet: "I Dërguari i All-llahut e ka thënë: "All-llahu XH.SH. i ka 99 emra, një më pak se njëqind, dhe vepro sipas tyre, do të hyshë në Xhennet. All-llahu është Vitër (tek) dhe e do vitrin." 37 Ulemaja islame janë të një mendimi se me fjalët e Resulull-llahut e: "nëntëdhjetë e nëntë emra", nuk janë përfshirë të gjithë emërat, porse në këtë hadith janë përmendur 99 emra dhe se kush i mëson përmendsh dhe vepron sipas tyre, do të hujë në Xhennet. E me këtë hadith nuk mohohen emrat e tjerë të All-llahut XH.SH.. Pra, me këtë hadith informohet se do të hyjë në Xhennet ai i cili i përfshinë këta 99 emra, e jo se All-llahu XH.SH. i ka vetëm 99 emra.

Argument se All-llahu XH.SH. posedon edhe emra për të cilët nuk na ka informuar, por i ka mbajtur tek Ai në gajb, është hadithi i Resulull-llahut e, ku qëndron: "Kurrnjë mysliman nuk do ta godasë ndonjë mynxyrë apo pikëllim, kur ai thotë: "All-llahu im i dashur, unë jam robi Yt, i biri i robit Tënd dhe i robëreshës Tënde, jeta ime është në dorën Tënde, mbi mua realizohet vendimi (sentenca) Yt, përcaktimi Yt ndaj meje është i drejtë, unë Të lus me çdo emër Tënd me të cilin e ke quajtur Veten,. që e Ke shpallur në Librin Tënd, apo ia ke zbuluar ndokujt prej robërve të Tu, apo e ke mbajtur tek Ti në gajb, që Kur’anin ta bëshë pranverë të zemrës sime, zhdukje të pikëllimit tim dhe largim të mynxyrave dhe vështirësive të mia", e që All-llahu XH.SH. të mos i largojë prej tij mynxyrat dhe pikëllimet e tij e të mos i zëvendësojë ato me lumturi." Atëherë as’habët thanë: "O i Dërguari i All-llahut, a do t’i mësojmë këto fjalë përmendsh?" "Gjithsesi", - u përgjigj ai, "secili që i dëgjon këto, do të duhej t’i mësonte
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
● King Albo ●
Admininistrator
Admininistrator


Numri i postimeve : 605
Join date : 12/08/2009
Location : Kosova - Fush kosova

Character sheet
Lajme:

MesazhTitulli: Re: Besimi ... 3   Tue Aug 25, 2009 7:11 am

El-Kajjum - i Përjetshmi, është Ai, i Cili i mirëmban të gjitha krijesat dhe udhëheq me tërë Gjithësinë, në të gjitha gjendjet (situatat) e tyre. Pra, Ai është Udhëheqës i të gjitha krijesave. Ai i furnizon, i ruan, kujdeset për to dhe u cakton atë që dëshiron Vet. 49

Këta dy emra (El-Hajj dhe El-Kajjum) bëjnë pjesë ndër emrat më të mëdhenj (më të zgjedhur) të All-llahut XH.SH., sepse në këta bazohen të gjitha emrat e tjerë e të bukur të All-llahut XH.SH. dhe domethënia e të gjithë emrave të tjerë reduktohet në këta dy emra. Atributi i jetës përmban në vete të gjithë atributet e tjerë të përsosmërisë dhe asnjëri nga ata nuk mungon, pos nëse është fjala për ndonjë jetë të dobët e jo të plotë, e pasi që All-llahu XH.SH. jeton tërësisht me jetë të përkryer, atëherë Atij i përket çdo lloj përsosmërie. Ndërsa cilësia El-Kajjum më vete përmban pavarësinë e plotë dhe fuqinë absolute të Tij, sepse, Ai ekziston nga Vetvetja e Vet dhe nuk ka nevojë për askë nga çfarëdo aspekti qoftë, dhe Ai i mirëmban dhe i furnizon që të gjithë, andaj të gjithë ekzistentët janë të varur nga të ekzistuarit e All-llahut XH.SH. dhe nga përcaktimi i Tij.

Këta dy emra kanë ndikim të madh në njeriun i cili u beson këtyre dhe i cili vetes ia prezenton domethëniet e tyre të lartësuara. Ndërgjegjja e tij gjithnjë do të jetë e lidhur me dashurinë ndaj All-llahut XH.SH., me ibadet dhe me devotshmëri ndaj Tij, sepse është i vetëdijshëm dhe e di mirë se All-llahu XH.SH. është Zoti i tij dhe Ai i Cili ia rregullon dhe ia përcakton jetën, dhe çdo gjë që ndodh rreth tij, ndodh sipas diturisë së Tij dhe sipas planit që më parë të caktuar të Tij. Andaj, gjatë jetës së vet do t’i përmbahet rregullave të sistemit me të cilat udhëheq ajo urtësi dhe mbi të cilat realizohet plani i përmendur, dhe prej të cilave do t’i nxjerrë vlerat dhe direktivat (udhëzimet) e veta, sipas të cilave do të orientohet në të gjitha situatat.51

Fjalët e All-llahut XH.SH. "Atë nuk e kaplon as kotja as gjumi!", janë vërtetim se Ai i mirëmban të gjitha dhe me ndihmën e Tij ekziston çdo gjë. Sepse, kotja dhe gjumi janë në kontrast me jetën e përkryer dhe me pavarsinë e plotë.52

Fjalët e All-llahut XH.SH. "Të Atij janë të gjitha ato që gjenden në qiej dhe në Tokë", vërtetojnë sundimin e Tij absolut mbi çdo gjë që ekzistn, sundim ky i cili nuk është i kufizuar me asgjë, i cili është larg çfarëdo ortakllëku. Një besim i këtillë, nëse përforcohet në zemrat e njerëzve, ka ndikim shumë të madh në jetën e tyre. Sejjid Kutbi, rahimehullahi, thotë: "Po qe se në mënyrë korrekte (të drejtë) kuptohet pronësia absolute e All-llahut XH.SH., atëherë bëhet e qartë se njerëzit, në realitet, nuk posedojnë asgjë, porse e tërë ajo që posedojnë ata, janë vetëm huazim nga Pronari i Vetëm dhe i vërtetë, në pronësinë e të Cilit është çdo gjë. Prandaj, me këtë huazim duhet të sillen e të veprojnë sipas udhëzimeve të Pronarit të vërtetë, i Cili i ka ngarkuar me të. E, udhëzimet e Tij janë shpjeguar në Ligjin - Sheriatin e Tij, dhe ata nuk kanë të drejtë t’i tejkalojnë këto udhëzime, sepse në të kundërtën do ta humbasin të drejtën e disponimit me gjërat e besuara dhe veprimet e tyre do të jenë të paligjshme. Vetë vetëdija e njeriut për këtë fakt, ndjenja e tij se Sunduesi i vërtetë i çdo gjëje që ekziston në qiej dhe në Tokë është All-llahu XH.SH., të kuptuarit se vetë nuk është pronar i vërtetë i gjërave që posedon, dhe se Pronar i tij i vërtetë është All-llahu XH.SH., ndjenja se çdo gjë që posedon është vetëm huazim në kohë të caktuar, të cilin, pas skadimit të kohës, do ta merr sërish Pronari i tij, i Cili ia ka lejuar këtë huazim në kohë të caktuar - vetë vetëdija për këto fakte pakontestuese është e mjaftueshme që ta zbusin zjarrin e lakmisë dhe të pangopshmërisë së njeriut, koprracinë e tij, dorërrudhësinë dhe grabitshmërinë e qartur të tij. Dhe, njëkohësisht është e mjaftueshme që njeriut t’ia zgjojë fatbardhësinë dhe lumturinë me atë që i vie nga furnizimi, t’ia zgjojë tolerancën dhe shpirtmadhësinë (dorëdhënësinë) me atë që posedon ai dhe t’ia mbushë zemrën me rehati dhe lumturi, pa dallim pat ai apo nuk pat pasuri. Për këtë shkak nuk do të pikëllohet së tepërmi për atë që i shmanget, e as që do t’i gëzohet për së tepërmi asaj që me të vërtetë e ka dëshiruar dhe e ka fituar. 53

Me fjalët e All-llahut xh.sh.: "Kush mund të angazhohet për ndokënd tek Ai pa lejen e Tij?!", janë sqaruar gradat e uluhijjetit (hyjnisë) dhe gradat e ubudijjetit (robërisë). Sepse, çdo krijesë është rob i All-llahut XH.SH., dhe në asnjë rast nuk mund t’i tejkalojë kufijtë e robërimit, e as të dalë jashtë tyre. Prandaj nuk mund të bëjë diç për të tjerët, pos me lejen e All-llahut XH.SH.. Me këtë fakt feja islame ka vërë kufirin e qartë ndërmjet robërimit (ubudijjetit) dhe zotërimit (rububijjetit), kështu që assesi nuk mund të përzihen ato dhe asgjë nuk kanë të përbashkët nga cilësitë dhe veçoritë.54

Fjalët e All-llahut XH.SH."Ai di çdo gjë që ka ndodhë përpara dhe çdo gjë që do të ndodhë në të ardhmen. Por, njerëzit, nuk dinë asgjë nga dijenia e Tij, përveç që Ai ka dashur t’ua tregojë.", janë vërtetim se dijenia e All-llahut XH.SH. përfshin tërë hapësirën, tërë kohën dhe të gjitha sendet, dhe sqarim se krijesat janë të pafuqishme, se dijenia e tyre është e mangët, dhe se mund të dijnë vetëm atë që ua lejon All-llahu XH.SH..55

Besimi i myslimanit në këtë cilësi të All-llahut XH.SH. dhe ndjenja e thellë në zemrën e tij se vetëm All-llahu XH.SH. i di të gjitha, ndikon në të që pareshtur ta ketë në mendje All-llahun Y dhe të kujdeset për dispozitat e Tij, që me të shpejtë të pendohet nëse bënë ndonjë vepër të keqe dhe të jetë i vetëdijshëm për dobësinë dhe padijeninë e vet, si dhe të jetë i vetëdijshëm për dhuntitë e All-llahut XH.SH. ndaj tij për të gjitha që e mëson Ai nga e vërteta. E tërë kjo bënë që njeriu vazhdimisht të jetë falënderus ndaj All-llahut XH.SH., dhe të jetë larg kryelartësisë dhe mburrjes.

Fjalët e All-llahut xh.sh."Kursijja e Tij përfshinë qiejt dhe Tokën dhe Atij nuk i vie rëndë t’i mirëmbajë ato.", janë argument i fuqisë së Tij absolute, të përsosur dhe pa të meta.

Pastaj, All-llahu XH.SH. e përfundon këtë ajet me dy emra të Vet të bukur: "Ai është Shumë i Larti, i Madhërishmi!" Shumë i Larti është Ai, i cili gjendet mbi të gjitha krijesat56 dhe askush nuk mund ta arrijë Atë, e nëse dikush tenton ta bëjë këtë, All-llahu XH.SH. do ta turpërojë dhe do ta shpurë në humnerë në këtë botë dhe do t’ia përgatisë ndëshkimin dhe poshtërimin në botën tjetër. E, Madhështori (El-Adhim) është Pronar i madhërisë dhe çdo gjë tjetër është më e vogël se Ai, dhe nuk ekziston asgjë që është më i madh dhe më madhështor se All-llahu XH.SH..57

Kur i ngulitet njeriut e vërteta mbi madhështinë në lartësinë e All-llahut XH.SH., ai kurrë nuk do të kapërdiset (krenohet) dhe nuk do të bëhet dhunues, por do ta ketë drojën e All-llahut XH.SH., do të frikësohet prej Tij, do të jetë i nënshtruar Atij dhe i njerëzishëm ndaj krijesave të Tij.

Këta janë vetëm disa nga indikatorët mbi lartësinë dhe madhështinë e ajetu-l-Kursijj, që na bëjnë me dije se çdo mysliman do të duhej ta mësonte përmedsh, të mendojë për domethënien e tij, t’i përkujtohet gjithnjë dhe të përpiqet që të veprojë ashtu siç kërkon ai prej tij.

Mbi vlerën e këtij ajeti flasin shumë hadithe. Buhariu transmeton nga Ebu Hurejre r. a. një hadith tjetër, ku qëndron se, i Dërguari i All-llahut e, ka thënë: "Kur të biesh në shtratin tënd, këndoje ajetin Kursijj: "All-llahu la ilahe ila huvel Hajjul Kajjum" - gjer në fund të ajetit, e All-llahu do ta dhurojë ruajtësin i cili do të të mbrojë nga shejtani, kështu që nuk do të mund të të afrohet gjersa nuk zgjohesh nga gjumi." 59 Ndërsa Muslimi shënon në Sahihun e vet se Ubejj b. Ka’bi transmeton: "I Dërguari i All-llahut e ka thënë: "O Eba Mundhir, a e di se cili është ajeti më i vlefshëm në Kur’an?" Thashë: "All-llahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri." I Dërguari i All-llahut e përsëri tha: "O Ebal Mundhir, a e di se cili është ajeti më i vlefshëm në Kur’an?" Atëherë unë i thash: "All-llahu la ilahe ila huvel Hajjul Kajjum." I Dërguari i All-llahut më përkëdheli në gjoks e tha: "Le të të jetë e këndshme dituria, o Eba Mundhir!"


Kjo sure e lartësuar ka përfshirë përshkrimin e çdo forme të përsosmërisë së All-llahut XH.SH. dhe mohimin e çdo të mete. Me anë të saj All-llahu XH.SH. na informon se Ai është i Vetmi Zot dhe se Ai është mbrojtës i çdokujt, se nuk ka lindur kë, as që është i lindur prej dikujt dhe se askush nuk i gjason Atij. Fjala Ehad (i Vetmi) do të thotë Ai i Cili askush nuk i gjason dhe askush nuk i është i barabartë. Ky emër tregon atë se All-llahu XH.SH. është i Vetmi që meriton t’i drejtohemi për ndihmë gjatë mynxyrës dhe fatkeqësisë. Këtë fakt nuk e cenon procedimi i atyre të cilët kanë devijuar nga rruga e drejtë dhe kanë humbur, i drejtohen tjetërkujt dhe ia kthejnë shpinën Krijuesit të tyre. Sepse, nëse All-llahu XH.SH. është Krijues dhe Drejtues i të gjithave dhe pasi që nuk ekziston Krijues dhe Udhëheqës tjetër përveç Tij, atëherë të drejtuarit nga dikush tjetër është marrëzi e madhe, sepse të gjitha janë në duart e tij. Pra, sikurse që me emrin El-Ehad mohohen të gjitha cilësitë e të metave dhe të gjymtësisë, po ashtu me emrin Es-Samed vërtetohen të gjitha cilësitë e përsosmërisë dhe madhështisë.

Për këtë shkak, i Dërguari i All-llahut e ka thënë se, kjo sure i përgjigjet një të tretës të Kur’anit, sepse, kjo në vete përmbanë akidenë e plotë, e cila bazohet në përshkrimin e të gjitha cilësive të përsosmërisë së All-llahut XH.SH. dhe mohimin e cilësive të të metave, dhe në adhurimin e All-llahut, Një të Vetmin, me të gjitha llojet e ibadeteve që i përkasin Atij. Në realitet, i tërë Kur’ani është akide, që u shpjegon njerëzve se çka janë të obliguar të besojnë nga cilësitë dhe emrat e All-llahut XH.SH., Sheriat, që u shpjegon njerëzve të drejtat dhe obligimet e tyre, mënyrën e sjelljes reciproke, rrëfime dhe tregime me të cilat Kur’ani u shpjegon njerëzve ligjshmëritë e All-llahut në marrëdhënien e Tij ndaj njerëzve dhe të cilëve, detajisht u shpjegohet shpërblimi dhe ndëshkimi, premtimi dhe kërcënimi i All-llahut XH.SH..

Alimi i famshëm Ibnul Kajjumi, gjatë komentimit të kësaj sureje, thotë: Suretu-l-Ihlas në vete përmbanë të gjitha llojet e teuhidit dhe tërë atë që jemi të obliguar të besojmë nga cilësitë e All-llahut XH.SH., nga Ehadijjeti (Njëshmëria, Uniteti) me çka mohohet çfarëdo forme e ortakllëkut me All-llahun Y, samedijjetit (All-llahu XH.SH. si mbrojtës i të gjithkujt), mohimi i lindjes dhe të lindurit që është obligueshmëri e samedijjetit dhe mohimi i çdo barabarësie me Të, që më vete tërheq mohimin e çfarëdo përgjasimi dhe krahasimi të Tij me dikë tjetër. Pra, kjo sure përmban përshkrimin e të gjitha formave të përsosmërisë së All-llahut XH.SH. dhe mohimin e çdo lloj gjymtësie, mohimin e çfarëdo ngjashmërie dhe barabarësie me Të në përsosmërinë e Tij, dhe mohimin e çfarëdo shoku të Tij. Këto indikacione qenësore janë thelb i teuhidit shkencor, sipas të cilit bartësi i tij dallohet nga të gjitha sektet e lajthitjes dhe të shirkut."

Për sa i përket ajetit, ky është ajetu-l-Kursijj, për të cilin Pejgamberi i All-llahut ka thënë se, ky është ajeti më madhështor i Kur’ani, në të cilin All-llahu i Lartmadhërishëm, thotë:

"All-llahu është - s’ka tjetër zot përveç Tij - i Gjalli dhe i Përjetshmi! Atë nuk e kaplon as kotja as gjumi! Të Atij janë të gjitha ato që gjenden në qiej dhe në Tokë. Kush mund të angazhohet për ndokënd tek Ai pa lejen e Tij?! Ai di çdo gjë që ka ndodhë përpara dhe çdo gjë që do të ndodhë në të ardhmen. Por, njerëzit, nuk dinë asgjë nga dijenia e Tij, përveç që Ai ka dashur t’ua tregojë. Kursijja e Tij përfshinë qiejt dhe Tokën dhe Atij nuk i vie rëndë t’i mirëmbajë ato. Ai është Shumë i Larti, i Madhërishmi!" (El-Bekare: 255)

Ky ajet madhështor ngërthen në vete që të tri pjesët e teuhidit, sepse përmban emrat e bukur të All-llahut XH.SH. dhe cilësitë e Tij, dhe çdonjëra prej tyre paraqet një nga parimet e Akidesë:

Fjalët e All-llahut XH.SH.: "All-llahu është - s’ka tjetër zot përveç Tij" konfirmojnë parimin e uluhijjetit (pranimin se vetëm All-llahu XH.SH. është Ai i Cili adhurohet), që është thelb dhe themel i teuhidit të tërësishëm, në të cilin prehet aspekti islam i tërë jetës dhe nga i cili rezulton adhurimi dhe të drejtuarit në formë të ibadetit vetëm All-llahut XH.SH., dhe se njeriu nuk mund të jetë rob i askujt tjetër përveç i All-llahut XH.SH., askujt nuk do t’i drejtohet në formën e ibadetit përveç All-llahut XH.SH., askujt nuk do t’i jetë i nënshtruar përveç All-llahut XH.SH., askujt nuk do t’i drejtohet për gjykim përveç All-llahut XH.SH. dhe prej askujt nuk do të pranojë ligje, ideale, rregulla të sjelljes, e as të mënyra të të kuptuarit përveç nga All-llahu XH.SH..46

Fjalët e All-llahut XH.SH.: "I Gjalli dhe i Përjetshmi!", Qenis shumë të Lartë i përshkruajnë dy cilësi të lartësuara: El-Hajj - i Gjalli, në të Cilin është jeta) është Ai, të Tilit i takon jeta e amshueshme dhe ekzistenca e amshueshme, i Cili nuk ka as fillim as mbarim.47 Jeta e cila i përshkruhet All-llahut XH.SH. është jeta e Tij e pavarur, e cila nuk ka rezultuar nga ndonjë burim, siç është rasti me jetët e krijesave të gjalla, jeta e të cilëve është e dhuruar nga Krijuesi i tyre. Jeta e tij, gjithashtu, është e përhershme dhe e përgjithmonshme, e cila nuk ka filluar në ndonjë moment të caktuar e as që mbaron në ndonjë kohë të caktuar.48

3. - Et-ta’til - Të kuptuarit se All-llahu është i privuar nga të gjitha atributet, mohimi i cilësive të All-llahut XH.SH. dhe kundërshtimin e lidhshmërisë së tyre me qenien e All-llahut XH.SH.. Siç është mohimi i përsosmërisë së plotë të All-llahut XH.SH. me anë të kundërshtimit të emrave dhe të cilëcive të Tij. Apo mohimi i ndërsjelljes me All-llahun Y duke lënë ibadetin, ose mohimi i lidhjes mes krijesave dhe Krijuesit të tyre, ose, siç konfirmojnë disa, që materia ka ekzistuar gjithnjë (nuk është krijuar) dhe se All-llahu XH.SH. nuk e ka krijuar atë. 32

4. - Et-tekjif - shqyrtimi mbi kualitetin;: caktimi i kualitetit të cilësive të Zotit dhe të konstatuarit e esencës së tyre.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
● King Albo ●
Admininistrator
Admininistrator


Numri i postimeve : 605
Join date : 12/08/2009
Location : Kosova - Fush kosova

Character sheet
Lajme:

MesazhTitulli: Re: Besimi ... 3   Tue Aug 25, 2009 7:11 am

Pranimi i vërtetë i cilësive dhe i emrave të All-llahut XH.SH., të cilat janë përmendur në Kur’an dhe në Sunnet, në domethënien e tyre origjinare, pa bërë krahasime, shtrembërime, mohime dhe polemizime mbi kualitetin e tyre, ka qenë drejtimi (medhhebi) i selefëve - as’habëve, tabi’inëve, dhe tabitabi’inëve. Esh-Shevkani thotë: "Drejtimi i selefëve nga as’habët, tabi’inët dhe tabitabi’inët është pranimi dhe transmetimi i argumenteve (teksteve) mbi cilësitë e All-llahut XH.SH. në domethënien e tyre rrënjësore, pa kurrfarë shtrembërimesh, alegorish tejet të theksuara, komparacionesh dhe mohimesh kah shpie pjesa më e madhe e te’vilit (komentimit figurativ). Ata, nëse i pyeste dikush për diçka lidhur me cilësitë e All-llahut XH.SH., i citonin argumentet dhe përmbaheshin nga thashethemet, duke thënë: "All-llahu XH.SH. ka thënë kështu, dhe ne asgjë më tepër nuk dimë lidhur me këtë, dhe nuk tentojmë të flasim për atë që nuk dimë, e as që na ka dhënë të drejtë All-llahu XH.SH. ta tejkalojmë këtë." E, nëse pyetsi megjithatë përpiqej të kuptonte diç më tepër përkitazi me këtë, ata e qortonin duke ia ndaluar të interesohet për atë që nuk i përket atij dhe të kërkojë diç që është e pamundur të arrihet, përveçse duke hyrë në bid’at i cili është jashtë asaj në çka bazoheshin ata, e që e kanë mbajtur mend nga Pejgamberi i All-llahut XH.SH., e tabi’inët nga as’habët dhe tabitabi’inët nga tabi’inët. Në këta shekuj të famshëm ka mbretëruar qëndrimi unanim përkitazi me cilësitë e All-llahut XH.SH.. Ata kujdeseshin për atë që u ka urdhëruar All-llahu XH.SH. dhe bënin atë që u ka urdhëruar ta bëjnë, duke filluar nga emrat e All-llahut XH.SH. e gjer tek namazi, dhënia e zekatit, agjërimi, haxhxhi, xhihadi, ndarja (dhënia) e pasurisë për qëllime bamirësie, që është garancë e fitimit të Xhennetit dhe të shpëtimit nga zjarri i Xhehennemit. Pastaj, kujdeseshin për të udhëzuar në të mirë dhe për të ndaluar nga e keqja, e pengonin përdhunuesin nga trazirat me të gjitha mjetet që i kishin në disponim, dhe nuk interesoheshin për asgjë tjetër që All-llahu XH.SH. nuk ka kërkuar prej tyre, e as që i ka obliguar të kuptojnë esencën e tij. Prandaj, atëbotë feja ka qenë e pastër nga miksturat e risirave (bid’ateve).33

Emrat e bukur të All-llahut xh.sh.

Emrat e bukur të All-llahut XH.SH. janë emra të përveçëm të Tij për të cilët Ai na ka njoftuar në Kur’an dhe Pejgamberi i Tij në hadithe. Çdonjëri prej tyre tregon një apo më shumë cilësi të All-llahut XH.SH.. Çdo emër është derivat i foljes përkatëse, si p.sh. El-’Alimu i Gjithdituri (Gjithdijshmi) është derivat i foljes ‘alime - di, ditur. Rasti i njëjtë është edhe me emrat El-Kadiru - i Fuqishmi, Es-Semi’u - Dëgjuesi (që i dëgjon të gjitha), El-Besiru - Vështruesi (që i sheh të gjitha), dhe me të gjithë emrat e tjerë.

Ndërsa, emri që në vete përmban domethëniet e të gjitha emrave dhe të gjitha cilësive është All-llah. Dijetarët islam ndahen në mendime rreth rrënjës së kësaj fjale. Disa mendojnë se është nxjerrë nga fjala el-ilah, e të tjerët mendojnë se ky assesi nuk është derivat.34

Këta emra njëkohësisht janë edhe cilësitë e All-llahut XH.SH. dhe këtu nuk ka kurrfarë kontradiktash. Err-Rrahmanu - i Gjithëmëshirshmi (në këtë botë) është njëkohësisht edhe emër edhe cilësi e All-llahut XH.SH.. Të gjithë emrat e All-llahut XH.SH. kanë domethënie të caktuar të cilat pa përjashtim janë atribute lavdërimi.

Emrat e All-llahut XH.SH. janë quajtur të bukur ngase se me to quhet dhe përshkruhet më i Bukuri dhe se kanë domethënie më fisnike.

Teuhidul-esma’i kërkon prej nesh që t’i besojmë çdo emri me të cilin All-llahu XH.SH. e ka quajtur Veten, t’i besojmë kuptimit që shënon emri përkatës, si dhe refleksionit të tij në vetë ne.

Në Kur’an, bie fjala, përmendet emri Err-Rrahimu - Mëshirëploti (për besimdrejtët), dhe ne besojmë se ai është emri i All-llahut XH.SH., se ai tregon se All-llahu XH.SH. është i mëshirshëm dhe se Ai do ta mëshirojë kë të dojë. Rasti i njëjtë është edhe me emrat e tjerë që janë përmendur në Kur’an dhe në Sunnet.

Për sa i përket numrit të emrave të bukur të All-llahut XH.SH., në hadith përmenden 99; Buhariu dhe Muslimi transmetojnë hadithin nga Ebu Hurejre r. a., ku thuhet: "I Dërguari i All-llahut e ka thënë: "All-llahu XH.SH. i ka 99 emra, një më pak se njëqind, dhe vepro sipas tyre, do të hyshë në Xhennet. All-llahu është Vitër (tek) dhe e do vitrin." 37 Ulemaja islame janë të një mendimi se me fjalët e Resulull-llahut e: "nëntëdhjetë e nëntë emra", nuk janë përfshirë të gjithë emërat, porse në këtë hadith janë përmendur 99 emra dhe se kush i mëson përmendsh dhe vepron sipas tyre, do të hujë në Xhennet. E me këtë hadith nuk mohohen emrat e tjerë të All-llahut XH.SH.. Pra, me këtë hadith informohet se do të hyjë në Xhennet ai i cili i përfshinë këta 99 emra, e jo se All-llahu XH.SH. i ka vetëm 99 emra.

Argument se All-llahu XH.SH. posedon edhe emra për të cilët nuk na ka informuar, por i ka mbajtur tek Ai në gajb, është hadithi i Resulull-llahut e, ku qëndron: "Kurrnjë mysliman nuk do ta godasë ndonjë mynxyrë apo pikëllim, kur ai thotë: "All-llahu im i dashur, unë jam robi Yt, i biri i robit Tënd dhe i robëreshës Tënde, jeta ime është në dorën Tënde, mbi mua realizohet vendimi (sentenca) Yt, përcaktimi Yt ndaj meje është i drejtë, unë Të lus me çdo emër Tënd me të cilin e ke quajtur Veten,. që e Ke shpallur në Librin Tënd, apo ia ke zbuluar ndokujt prej robërve të Tu, apo e ke mbajtur tek Ti në gajb, që Kur’anin ta bëshë pranverë të zemrës sime, zhdukje të pikëllimit tim dhe largim të mynxyrave dhe vështirësive të mia", e që All-llahu XH.SH. të mos i largojë prej tij mynxyrat dhe pikëllimet e tij e të mos i zëvendësojë ato me lumturi." Atëherë as’habët thanë: "O i Dërguari i All-llahut, a do t’i mësojmë këto fjalë përmendsh?" "Gjithsesi", - u përgjigj ai, "secili që i dëgjon këto, do të duhej t’i mësonte përmendsh."

Për sa i përket përfshirjes së emrave të All-llahut XH.SH. në hadithin e lartëcituar, me këtë nënkuptohet se ata duhet t’i mbajmë mend, t’u besojmë, t’i kuptojmë, të përpiqemi që t’u përgjigjemi, të veprojmë sipas kuptimit të tyre në marrëdhënien tonë ndaj All-llahut XH.SH. dhe me ta t’i lutemi All-llahut XH.SH.. Andaj domethënia e hadithit do të ishte: Ai i cili i mëson përmendsh emërat e All-llahut, duke menduar për domethënien e tyre, duke vepruar sipas asaj që ata kërkojnë prej tij dhe duke pranuar shenjtërinë e Atij i cili quhet me ta, ai do të hyjë në Xhennet.

Argumentet për teuhidul-esma’i ves-sifat

Argumentet nga Kur’ani dhe Sunneti për këtë lloj të teuhidit janë të pamënumërta. Në çdo kaptinë të Kur’anit përmenden emrat dhe cilësitë e All-llahut XH.SH., madje edhe në çdo faqe të Kur’anit. Kur’ani i përmend emrat dhe cilësitë e All-llahut XH.SH., dhe në to terheq vëmendjen në shumë tema mbi të cilat flet. Kur flet për teuhidin, ibadetin, legjislacionin, kontekstin e urdhrit dhe ndalesës, premtimit dhe kërcënimit, rrëfimit dhe parashtrimit të shembujve. Në këtë rast do të përmendim suren (kaptinën) e cila përmbanë të gjitha fushat e këtij lloji të teuhidit dhe ajetin më madhështor të Kur’anit.

Për sa i përket sures, ajo është suretul Ihlas, e cila, sipas vlerës së saj, i përgjigjet një të tretës të Kur’anit, siç theksohet në hadith.

All-llahu XH.SH. thotë:

"Thuaj: "Ai, All-llahu është Një! All-llahu është mbrojtës i gjithkujt. (Ai) Nuk ka lindur prej ndokujt, as nuk ka lindur kë, dhe askush nuk i gjason Atij." (El-Ihlas: 1-4)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
● King Albo ●
Admininistrator
Admininistrator


Numri i postimeve : 605
Join date : 12/08/2009
Location : Kosova - Fush kosova

Character sheet
Lajme:

MesazhTitulli: Besimi ne percaktimin e Allahut   Tue Aug 25, 2009 7:13 am

Besimi në përcaktimin e All-llahut XH.SH. është një nga bazat e akidesë dhe baza e gjashtë e imanit. Andaj kush e mohon kaderin (përcaktimin e All-llahut XH.SH.), ai ka dalur nga feja e All-llahut XH.SH..

Që në fillim e kemi cituar Hadithin e Ibni Umerit r. a, prej të cilit transmetohet se, Resulull-llahu e, kur e pat vizituar Xhibrili dhe e pat pyetur për imanin, ka thënë: "Të besosh All-llahun, engjëjt e Tij, Librat e Tij, Pejgamberët e Tij, botën e ardhshme dhe se çdo gjë që ndodh (e mirë a e keqe), ndodh sipas përcaktimit të All-llahut."

Definicioni i kadaasë dhe i kaderit

Dijetarët islamë kanë qëndrime divergjente përkitazi me definicionin e kadaasë dhe kaderit. Disa këto i konsiderojnë si sinonime për një gjë të njëjtë, kurse disa të tjerë kaderin e definojnë ndryshe nga kadaaja, duke thënë: "Kaderi është dituria e All-llahut XH.SH. mbi atë se çka do të bëjnë krijesat e Tij në të ardhmen.218 Ndërsa kadaa është krijimi i krijesave nga ana e All-llahut XH.SH. në pajtueshmëri me diturinë dhe me vullnetin Tij."

Disa të tjerë e thonë të kundërtën, e definicionin e kadaasë ia përshkruajnë kaderit, kurse definicionin e kaderit kadaasë, gjë që është e mundur.219

E, disa i definojnë me definicion të njëjtë duke thënë: "Kadaaja dhe kaderi janë pikërisht ky sistem preciz të cilin All-llahu XH.SH. e ka vendosur në këtë botë, Ligjet dhe ligjshmëritë e përgjithshme (natyrore) me të cilat i ka ndërlidhë shkaqet dhe pasojat."220 Këtë domethënie e përmend edhe Kur’ani, kur flet për Kaderin, siç qëndron në këtë ajet:

"... Dhe, çdo gjë tek Ai është me masë." (Er-Ra’d: Cool

"Nuk ekziston asnjë send, e që të mos gjendet ajo në thesarin Tonë, e nga ajo Ne japim vetëm aq sa është e nevojshme." (El-Hixhër: 21)

"Ne, çdo send e kemi krijuar me masë të caktuar." (El-Kamer: 49)

Sa bukur është përgjigjur imam Ahmedi, kur është pyetur për kaderin: "Kaderi është kudretur-Rahman (fuqia e Mëshirëplotit)." Ibni Kajjimi, në kasidën e vet, thotë:

E vërteta mbi kaderin, i cili shumë veta i ka hutuar, është se ai është kudretur-Rahman.

Ibni Akili e ka lavdërua këtë, kur ka dëgjua se Ahmedi - All-llahu qoftë i kënaqur me të - e ka thënë këtë. Definicioni i Ahmedit është, në të vërtet, i tërësishëm dhe i mjaftueshëm, sepse kaderi do të thotë ajo që All-llahu XH.SH. konfirmon me fjalët:

"Thuaj (o Muhammed!): "Për të gjitha vendos vetëm All-llahu!." (Ali Imran: 154)

"Dhe çdo gjë kthehet tek Ai." (Hud: 123)

"... Në duart e të Cilit është pushteti mbi çdo gjë!." (Ja Sin: 83)

"... S’ka ndërmjetës tek Ai, përpos me lejen e Tij." (Junus: 3)

Janë të shumtë ajetet që flasin se në Gjithësi nuk mund të ndodhë asgjë pa lejen dhe vullnetin e All-llahut XH.SH..

Tema e kaderit bazohet në të besuarit e cilësive të përsosura të All-llahut XH.SH. dhe në emrat e Tij të bukur, siç janë dituria, fuqia dhe vullneti. All-llahu XH.SH. thotë:

"... Ai di çdo gjë." (El-Bekare: 29)

"Ai është më i dijshmi për çdo gjë." (El-Hadid: 2)

"Ai punon çka dëshiron Vet." (El-Buruxh: 16)

Tahaviu thotë: "Çdo gjë zhvillohet sipas përcaktimit dhe dëshirës së Tij. Dëshira e Tij realizohet, e jo dëshira e njerëzve, përpos çka dëshiron Ai. Prandaj ajo që Ai u dëshiron, ajo edhe do t’u ndodhë, e ajo që Ai nuk u dëshiron, ajo as që do t’u ndodhë. Askush nuk është në gjendje t’i kundërvihet urdhrit të Tij, e as ta ndryshojë atë apo në çfarëdo mënyrë të ndikojë në të dhe askush nuk mund ta zmbrapsë urdhrin e All-llahu XH.SH. me urdhrin e dikujt tjetër."221

Domethënia e imanit në kaderin

Çdo myslimanë është i obliguar të besojë në përcaktimin e All-llahut XH.SH. dhe se çdo gjë që ndodhë, e mirë apo e keqe, e këndshme apo e hidhët, ndodhë më përcaktimin e Tij. Me besimin në kader nënkuptohet të besuarit në diturinë e amshueshme të All-llahut XH.SH., në vullnetin e All-llahut XH.SH., i cili realizohet dhe në plotfuqinë e Tij të tërësishme. Duke sqaruar këtë, shejhul-islam Ibni Tejmiu, thotë: "Besimi në kader përfshinë dy shkallë, e çdo shkallë përfshinë nga dy gjëra:
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
● King Albo ●
Admininistrator
Admininistrator


Numri i postimeve : 605
Join date : 12/08/2009
Location : Kosova - Fush kosova

Character sheet
Lajme:

MesazhTitulli: Re: Besimi ... 3   Tue Aug 25, 2009 7:12 am

Shkalla e parë:

Të besuarit në atë se All-llahu XH.SH., me diturinë e Tij të pafillimtë, me të cilën është i stolisur përherë, e ka ditur se çka do të bëjnë krijesat e Tij. Se i ka ditur të gjitha punët e tyre, veprat e mira dhe mëkatet, nafakën e tyre dhe çastin e vdekjes së tyre. Pastaj All-llahu XH.SH. i ka shkruar në Lehvi Mahvudh përcaktimet e të gjitha krijesave. Së pari e ka krijuar pendën (lapsin), e i ka thënë: "Shkruaj!" Penda pyeti: "çka të shkruaj?" "Shkruaj çdo gjë që do të ndodhë gjer në Ditën e Kiametit!" Prandaj, çdo gjë që i ndodh njeriut, le ta dijë se assesi nuk ka mundur t’i shmanget asaj, e çdoherë që iu është shmangur diçkaje, le ta dijë se ajo assesi nuk ka mundur t’i ndodh. Pendat janë tharë, ndërsa librat janë mbyllur. Përkitazi me këtë, All-llahu XH.SH., thotë:

"A nuk e di ti, se All-llahut - i është e njohur çdo gjë që gjendet në qiej e në Tokë? Të gjitha këto janë (shënuar) në Libër. Me të vërtetë, të gjitha këto, për All-llahun janë lehtë." (El-Haxhxh: 70)

"S’ka mjerim (fatkeqësi) që e godet Tokën dhe juve, përveç asaj që është shënuar më parë në Libër (Lehvi Mahvudh) - kjo për All-llahun, me të vërtetë, është lehtë!" (El-Hadid: 22)

Shkalla e dytë:

Të besuarit në vullnetin e All-llahut XH.SH., i cili realizohet në tërësi dhe në plotfuqinë e pakufishme të Tij. Pra, të besuarit se çdo gjë ndodh, ndodh sipas dëshirës së All-llahut XH.SH., e ajo që nuk dëshiron Ai, as që mund të ndodhë. Se, çdo lëvizje, sado e vogël që të jetë ajo, në qiej apo në Tokë, apo të prajturit (të moslëvizurit), ndodh sipas vullnetit të All-llahut XH.SH.. Se në mbretërinë e Tij, nuk mund të ndodhë asgjë, që nuk dëshiron Ai. Se All-llahu XH.SH. është i Plotfuqishëm të bëjë çdo gjë dhe se nuk ekziston kurrnjë krijesë as në qiej, e as në Tokë, e që All-llahu XH.SH. të mos e ketë krijuar atë, sepse tjetër Krijues dhe Sundues nuk ekziston. Krahas të gjitha këtyre, All-llahu XH.SH. i ka urdhëruar njerëzit që t’i binden Atij dhe Pejgamberëve të Tij, dhe ua ka ndaluar mëkatet. Ai i do mutekijët (të devotshmit), mirëbërësit dhe të drejtët. Është i kënaqur me ata të cilët besojnë dhe bëjnë vepra të mira. E, nuk i do jobesimtarët, e as që është i kënaqur me mëkatarët. Nuk urdhëron vepra të shëmtuara, e as që u lejon kufrin robërve të Vet, dhe nuk i pëlqen trazirat (fesad). Dhe, njerëzit bëjnë vepra, por në realitet, All-llahu XH.SH. është Krijues i veprave të tyre. Njeriu është besimtar apo jobesimtar, i mirë apo i keq, ai falë namazin dhe agjëron dhe posedon fuqinë e vet me të cilën vepron dhe posedon vullnetin, por All-llahu XH.SH. i ka krijuar edhe ata, edhe fuqinë e tij, edhe vullnetin e tij. 222

Nga fjalët e Ibni Tejmiut - rahimehullahi te’ala - konkludohet se kaderi përfshinë katër shkallë:

Shkalla e parë: Besimi në diturinë e pafillimtë të All-llahut XH.SH., dhe se Ai e ka ditur çka do të bëjnë njerëzit para se të bëjnë diç;

Shkalla e dytë: Të shkruarit e të gjitha këtyre në Lehvi Mahvudh;

Shkalla e tretë: Vullneti i All-llahut XH.SH. i cili realizohet dhe Plotfuqia e tij e pakufishme;

Shkalla e katërt: Krijimi i të gjitha krijesave nga ana e All-llahut XH.SH. dhe se Ai është Krijuesi i vetëm, e çdo gjë tjetër është e krijuar.

Ndarja e kaderit, të cilit jemi të obliguar t’i besojmë, në kader të mirë dhe në kader të keq, bëhet vetëm në raport të njeriut me krijesa e tjera, e, për sa i përket kaderit në raport me All-llahun XH.SH., në tërësinë e tij, ai është vetëm kader i mirë, sepse e keqja nuk i përshkruhet All-llahut XH.SH..223 Dituria e All-llahut XH.SH., vullneti i tij, shkruarja, krijimi i të gjitha krijesave dhe i të gjitha ngjarjeve - të gjitha këto janë urtësi, drejtësi, mëshirë dhe e mirë, sepse e keqja nuk bën pjesë në kurrnjë cilësi dhe vepër të All-llahut XH.SH.. Atij nuk mund t’i ngjajë kurrnjë mangësi apo e keqe dhe Ai është plotësisht i përkryer dhe i paarritshëm në Lartmadhërinë e Vet.224 Prandaj, nuk është e lejuar që vetë e keqja t’i përshkruhet All-llahut XH.SH., por është e lejuar që e keqja të jetë në strukturën e tërësisë, e cila i përshkruhet All-llahut XH.SH., siç thotë All-llahu XH.SH.:

"All-llahu është Krijues i çdo gjëje." (Ez-Zumer: 62)

Dhe është e lejuar që e keqja të lidhet me shkakun e saj, siç thotë All-llahu XH.SH.:

"Thuaj: "I mbështetem Zotit të agimit, prej dëmit të çdo krijese, që Ai e krijoi." (El-Felek: 1-2)

Dhe është e lejuar që e keqja të përmendet për pa e emëruar bërësin e saj, siç thotë All-llahu XH.SH. se xhinnët kanë thënë:

"Dhe ne - nuk dimë, se e keqja u është kushtuar atyre që janë në Tokë, apo Zoti i tyre don t’i udhëzojë ata në rrugë të mirë."(ElXhinn:10)

Në realitet, All-llahu XH.SH. nuk ka krijuar të keqe të pastër, e cila në vete nuk përmbanë aspak të mirë, ngase urtësia e Tij nuk e lejon këtë. Nuk është e mundur që All-llahu XH.SH. të dëshirojë diç, ku ekziston e keqja totale dhe që në krijimtarinë e tij të mos ketë kurrfarë dobie. Në duart e All-llahut XH.SH. janë të gjitha të mirat, kurse e keqja nuk i përshkruhet Atij, por e tërë ajo që i përshkruhet Atij është e mira, e keqja ndodh ngase kjo nuk i përshkruhet Atij, sepse sikur t’i ishte përshkruar Atij, atëherë kjo nuk do të ishte e keqe. E, të përshkruarit All-llahut XH.SH. e keqja, sipas krijimit dhe lejimit, nuk është e keqe. 225

Sëmundja, bie fjala, për njeriun është mynxyrë momentale, por hajri, duke shikuar në ardhmëri dhe në raport me All-llahun XH.SH., është gjithsesi hajr, duke pasur parasysh se All-llahu XH.SH. i falë mëkatet dhe i pastron njerëzit me anë të sëmundjes, të cilën ua jep atyre. Gjithashtu burgosja e besimtarëve nga ana e armiqve të All-llahut XH.SH., në shikim të parë, është e keqe, për shkak të dhembjeve dhe sprovimeve që e përcjellin atë, por kjo është pastrim i nefsit të njeriut, pastrim i radhëve të njerëzve dhe kultivim i shpirtit të njeriut, duke ia shtuar kësaj edhe shpërblimin e madh, mirësinë e pakufishme tek All-llahu XH.SH.. Krijimi i Iblisit, gjithashtu, në vete mbanë urtësi të dukshme, siç është: pendimi i njerëzve pas gabimeve, realizimi i adhurimit ndaj All-llahut XH.SH. përmes luftës kundër shejtanit dhe ndihmësve të tij, mbështetja në All-llahun XH.SH. dhe kërkimi i mbrojtjes tek Ai.226

Çdo e keqe është relative, sepse e mira është lidhur me veprat e All-llahut XH.SH. dhe me lejimin e Tij të së njëjtës, ndërsa e keqja është lidhur me atë që me të vërtetë paraqet të keqe. Pra, e keqja i ka dy anë, njëra prej tyre është e mira, e kjo është ana e cila ndërlidhet me All-llahun XH.SH., i Cili e ka krijuar dhe e ka lejuar atë për shkak urtësisë së caktuar dhe dobisë së saj, të cilën vetëm Ai e di dhe i tregon kujt të dojë prej robërve të Vet.227

Arsyetimi i jobesimtarëve me kaderin

Jobesimtarët do të dëshironin që mosbesimin e tyre ta arsyetojnë në atë mënyrë, që konfirmojnë se, All-llahu XH.SH. ka dashur që ata të jenë jobesimtarë dhe se Ai e ka përcaktuar këtë, sepse, sikur të mos dëshironte Ai kështu, ata nuk do të mund të ishin të këtillë. All-llahu XH.SH. e demanton dhe e përgënjeshtron këtë arsyetim të tyre në këto ajete:

"Idhujtarët do të thonë: "Sikur të donte All-llahu, nuk do T’i bënim shok Atij, as ne as baballarët tanë, dhe nuk do të punonim asgjë të ndaluar". Kështu mohonin edhe ata para tyre, derisa e shijuan dënimin Tonë. Thuaj: "A keni ju ndonjë argument të na paraqitni? Ju mbështeteni vetëm në hamendje dhe jeni vetëm gënjeshtarë". Thuaj: "All-llahu ka argument të qartë dhe po të donte Ai, të gjithëve do t’u udhëzonte (me forcë) në rrugë të drejtë!" (El-En’am: 148-149)

Kjo është përgjigjja e All-llahut XH.SH. për atë që i arsyeton mëkatet e veta. Për mbrojtjen e tij All-llahu XH.SH. posedon argumentin më të fortë. Përgjigjja e All-llahut XH.SH. është plotësisht e qartë, sepse ajo bazohet në dy gjëra të ditura nga të gjithë dhe të pranuara nga të gjithë, në të cilat nuk ka aspak dyshim dhe mbi të cilat mund të polemizojë vetëm ai që e ka zgjedhur lajthitjen dhe kështu i ka kontribuar shkatërrimit të vet. Këto dy gjëra janë:

E para: All-llahu XH.SH. jobesimtarët e mëhershëm i ka dënuar me ndëshkim të ashpër. Po qe se ata nuk do të ishin të lirë që të zgjidhnin atë që kanë bërë nga mëkatet, nga veprat e këqija, nga mohimi dhe shirku, atëherë Ai nuk do t’i dënonte ata, sepse All-llahu XH.SH. është i drejtë dhe askujt nuk i bënë padrejtësi. Ai i cili mëkatet e veta dhe mosbesimin e vet, e arsyeton me kader, është njëri prej dy vetave: ose besimtar i All-llahut, ose mohues. E, nëse është besimtarë, atëherë duhet të besojë në drejtësinë e All-llahut XH.SH. dhe pastërtinë e qenies së Tij nga çdo padrejtësi, ngase padrejtësia është negativitet i cili nuk i ka hije Krijuesit, ndërsa All-llahu XH.SH. është larg çdo të mete nga çdo pikëpamje. S’ka dyshim se, të ndëshkuarit e atij, që ka qenë i detyruar të bëjë diç, është padrejtësi e madhe. Prandaj, arsyetimi i mëkatit me kader, me gjithë ndëshkimin e mëkatarit, paraqet përshkrimin e padrejtësisë All-llahut XH.SH., që gjithsesi është në kundërshtim me besimin e tij në Të. E, nëse njeriu i cili arsyetohet me kader, është jobesimtar, atëherë arsyetimi i tij është kontradiktë dhe marrëzi e kulluar.

E dyta: Ai i cili mosbesimin dhe mëkatimin e vet e arsyeton me kader, ai për All-llahun flet pa kurrfarë dijenie dhe pa bazë. Si mund të ndodhë që, jobesimtari apo mëkatari, të arsyetohet me kader para se ta bëjë mëkatin apo kufrin, duke qenë se përcaktimi i All-llahut, para se të ndodhë, është gajb të cilin askush nuk e di përpos All-llahut XH.SH.? E dimë se çdo njeriu, para se të nisej të bëjë ndonjë mëkat apo kufër, i është urdhëruar që t’i bindet All-llahut XH.SH. dhe t’i kryejë urdhrat e Tij. Thënë ndryshe: si mund të thotë njeriu: All-llahu ka caktuar që unë të vjedhi, prandaj unë vajta ta kryejë përcaktimin e All-llahut? A mos vallë, ai ka vështruar në Lehvi Mahvudh dhe ka lexuar se çka shkruan në të, e në këtë mënyrë ka kuptuar se çka i është përcaktuar, përderisa njëkohësisht është i thirrur që të mos bëjë kurrnjë mëkat, vjedhje apo diç tjetër?

Kësi përgjigje të qartë All-llahu XH.SH. ua kthen atyre që arsyetohen me kader edhe në disa vende në Kur’an:

"E kur të punojnë vepra të shëmtuara, thonë: "Na i kemi gjetur prindërit tanë në to; por edhe All-llahu na ka urdhëruar me këtë". Thuaj: "All-llahu nuk urdhëron të punohen vepra të shëmtuara! Përse flisni për All-llahun atë që nuk e dini?" (El-Araf: 28)

Kjo metodë kur’anore gjatë përgjigjjes në kësi lloj konfirmimesh, ka ardhur për ta përmirësuar mënyrë e të menduarit dhe të analizimit njerëzor, dhe t’u shpjegohet njerëzve se All-llahu XH.SH. kërkon prej tyre që t’i zbatojnë urdhrat e All-llahu XH.SH. dhe të shmangen nga ndalesat e Tij, e jo ta hulumtojnë gajbin e fshehur të Tij, në mënyrë që t’i adaptohen atij.

Profesor Sejjid Kutbi, duke komentuar ajetin e përmendur, thotë: "Pjesa e dytë e ajetit udhëzon në përmirësimin e mënyrës së mendimit dhe të shqyrtimit njerëzor. All-llahu XH.SH. i ka obliguar ata me urdhra të caktuar dhe ua ka ndaluar disa gjëra të caktuara, dhe ata me siguri mund të mësojnë për këtë. E, për sa i përket vullnetit dhe përcaktimit të All-llahut XH.SH., kjo është gajb (fshehtësi) dhe ata nuk kanë kurrfarë mënyre që ta mësojnë këtë, e atëherë si mund ta perceptojnë këtë? E, nëse nuk e njohin, atëherë si mund të thirren në të? Ekzistojnë urdhra dhe ndalesa të All-llahut XH.SH. të cilat janë tërësisht të njohura, atëherë përse ata i braktisin këto informata të sigurta, e jepen pas supozimeve dhe hamendjeve në fushën, të cilën aspak nuk e njohin?!

Esenca e këtij problemi është kjo: All-llahu XH.SH. nuk i ka obliguar njerëzit që të dinë për vullnetin dhe kaderin (përcaktimin) e Tij, në mënyrë që t’u adaptohen atyre. Por i ka obliguar që t’i perceptojnë urdhëresat dhe ndalesat e Tij, në mënyrë që të veprojnë sipas tyre. E, kur ata përpiqen që ta bëjnë këtë, atëherë All-llahu XH.SH. i udhëzon dhe ua zgjeron kraharorin që ta pranojnë Islamin. Dhe kjo u mjafton njerëzve për sa i përket kësaj teme, e cila në këtë mënyrë, në praktikë, bëhet shumë e thjeshtë dhe e qartë, pa kurrfarë paqartësish të cilat paraqiten gjatë diskutimeve të panevojshme lidhur me të.

All-llahu XH.SH. është në gjendje të krijojë njerëz që, sipas natyrës së tyre, të gjithë të bëhen besimtarë, apo t’i detyrojë që të gjithë të besojnë, apo të gjithëve t’ua fut imanin në zemër, e që të gjithë ta pranojnë Udhëzimin e Tij. Por, All-llahu XH.SH. ka dashur diç krejtësisht tjetër. Ka dashur që t’i sprovojë njerëzit në atë mënyrë që i ka lënë plotësisht të lirë dhe ua ka mundësuar ta pranojnë Udhëzimin apo lajthitjen, e Ai do ta ndihmojë atë që përcaktohet për Udhëzim, ndërsa atë që përcaktohet për lajthitje, do ta lë që edhe më shumë të devijojë dhe të verbërohet. Dhe, është bërë ashtu siç ka dashur All-llahu XH.SH..

Pra, çështja është tërësisht e qartë, dhe është prezentuar në mënyrën më të lehtë, të cilën mendja e njeriut mund ta kuptojë lehtë. E, për sa i përket diskutimit dhe polemizimit lidhur me këtë çështje, kjo është tërësisht e huaj për etikën dhe stilin e Islamit. Polemika në këtë temë, në cilëndo filozofi dhe religjion, nuk ka rezultuar me ndonjë zgjidhje të kënaqshme, ngase kjo është polemikë që merret me tematikë e cila assesi nuk i nënshtrohet polemizimit e as që i përgjigjet natyrës së saj.

Kjo fe ka ardhur në mënyrë që të krijojë një model të caktuar në shoqëri, të cilën e kufizojnë urdhëresat dhe ndalesat e qarta. Prandaj, të drejtuarit kah vullneti i panjohur, paraqet labirint nëpër të cilin bredh arsyeja e njeriut pa kurrfarë orientimi dhe humbje kohe e cila për ndryshe do të duhej të shpenzohej në punët pozitive dhe kreative."228
hulumtimi për diç që nuk ekziston."232
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
● King Albo ●
Admininistrator
Admininistrator


Numri i postimeve : 605
Join date : 12/08/2009
Location : Kosova - Fush kosova

Character sheet
Lajme:

MesazhTitulli: Re: Besimi ... 3   Tue Aug 25, 2009 7:14 am

Prandaj, vëlla i dashur, dije se prej teje kërkohet që t’i kryesh urdhrat e All-llahut XH.SH. dhe të largohesh nga ndalesat e Tij, para se të bësh çkado qoftë tjetër. E, pasi që e ke bërë ndonjë vepër: nëse ke bërë diç të mirë, me të cilën All-llahu XH.SH. është i kënaqur, je i obliguar që ta falënderosh Atë për udhëzimin që ta ka mundësuar, e nëse ke bërë ndonjë mëkat, je i obliguar të pendohesh e t’i kthehesh All-llahut XH.SH., pastaj të mbështetesh në All-llahun XH.SH. duke shpresuar që do të të falë, i bindur në drejtësinë dhe në urtësinë e Tij. Duhet ta urreshë mëkatimin para se të mëkatosh, në mënyrë që të të shmang nga mëkati, e nëse megjithatë bënë ndonjë mëkat, kjo duhet të inkurajojë të pendohesh dhe t’i kthehesh All-llahut XH.SH.. Dhe, dije se urrejtja jote ndaj mëkateve, nuk do të thotë edhe urrejtja ndaj përcaktimit të All-llahut XH.SH., por prej teje kërkohet që ta urresh atë që e urrenë All-llahu XH.SH., dhe ta duash atë që e do Ai. Të jesh i kënaqur me atë që është i kënaqur Zoti yt dhe të hidhërohesh për atë që hidhërohet Ai. Dhe dije se All-llahu XH.SH. nuk e do kufrin, e as që ua lejon këtë robërve të Vet, dhe nuk e do mëkatin, e as që ua lejon këtë robërve të Vet. All-llahu XH.SH. thotë: "Nëse ju e mohoni (Atë), me të vërtetë, All-llahu është i pavarur prej jush, Por Ai nuk është i kënaqur me mohimin e robërve të Tij; e është i kënaqur me ju, nëse e falënderoni." (Ez-Zumer: 7)


Fshehtësia e përcaktimit të All-llahut xh.sh. dhe ndalimi i polemizimit rreth tij


Kjo që thamë gjer më tani, është e tëra që i mjafton besimtarit të dijë përkitazi me kaderin. Atij i mjafton ta dijë domethënien e tij, shkallët e tij dhe të besojë në të. Të besojë se All-llahu XH.SH. i di të gjitha, i ka krijuar të gjitha dhe se nuk mund të bëhet diç që nuk dëshiron Ai. Se Ai është i drejtë dhe askujt nuk ia bënë të padrejtën, se është i mençur dhe se Atij nuk i përket marrëzia. Kjo tematikë nuk kërkon nga besimtari asgjë më tepër. Sepse, All-llahu XH.SH. na ka shpjeguar atë që e ka ditur se është e mjaftueshme për ne, e askujt nuk i është lejuar të gjurmojë atë që All-llahu XH.SH. ka fshehur prej nesh, ngase atëherë do të përçaheshim dhe kështu do të shkatërroheshim. Arsyeja jonë është e kufizuar. All-llahu XH.SH. e ka krijuar atë në mënyrë që të udhëheqim me këtë botë, e jo që ta zbulojmë fshehtësinë (gajbin), të cilën nuk e di askush tjetër përveç All-llahut XH.SH..

Njëra prej këtyre (gajb) temave është edhe raporti i krijimit të veprave njerëzore nga ana e All-llahut XH.SH. dhe të vullnetit njerëzor, dhe realizimin e tyre nga ana e njerëzve. Kjo nuk është e vetmja temë e gajbit, esencën e së cilës arsyeja e njeriut nuk është në gjendje ta kuptojë. Ne mund të perceptojmë, bie fjala, vetëm shenjat e cilësive të All-llahut XH.SH., e nuk jemi në gjendje të perceptojmë esencën e tyre, siç është rasti me qenien e All-llahut XH.SH., të cilën arsyeja njerëzore nuk është në gjendje ta kuptojë.229

Për këtë arsye, Resulull-llahu e ka ndaluar polemizimin rreth kaderit dhe shqyrtimin më të thellë mbi të.

Imam Ahmedi shënon, me senedin e vet, nga Amër b. Shu’ajbi, i cili transmeton nga babai i tij, e ky nga gjyshi i tij, i cili thotë: "Një ditë, Resulull-llahu e kishte dalur dhe i kishte hasur njerëzit duke diskutuar rreth kaderit, e atij sikurse t’i kishte shpërthyer nari në fytyrë, aq tepër u skuq nga hidhërimi, e pastaj u tha: "Ç’është kjo me ju? A mos vallë, do të lejoni që një pjesë të Librit ta mujoni me pjesën tjetër? Për këtë shkak janë shkatërruar ata që kanë qenë para jush." 230

Një njeri erdhi tek Aliu r. a. dhe e pyeti mbi kaderin, e Aliu r. a. u përgjigj: "Rrugë e errët, andaj mos u nis asaj." Ai e përsëriti pyetjen, e Aliu r. a. u përgjigj: "Det i thellë, andaj mos hy në të." Ai përsëri pyeti, e Aliu r. a. tha: "Fshetësi e All-llahut XH.SH., andaj mos u mundo ta perceptosh atë."231

Sa të bukura janë fjalët e Tahaviut, i cili thotë: "Kaderi në esencën e vet, është fshehtësi e All-llahut XH.SH. në vetë krijesat e Tij, të cilën askush nuk është në gjendje ta perceptojë, as engjëlli më i zgjedhur, e as cilido nga Pejgamberët e All-llahut XH.SH.. Debatimi dhe shqyrtimi rreth tij është shkak i shkatërrimit, është punë e ndaluar dhe tejkalim i kufijve. Prandaj ruajuni mirë nga çdo diskutim, meditim dhe pyetje rreth tij, ngase All-llahu XH.SH. e ka fshehur diturinë e kaderit nga krijesat e Veta dhe e ka ndaluar hulumtimin e tij. All-llahu XH.SH. thotë:

"Nuk do të pyetet (Ai), për atë që punon, e ata do të jenë të pyetur." (El-Enbija: 23)

Prandaj, ai që pyet: përse All-llahu XH.SH. ka bërë diç, ai i ka shkelur fjalët e All-llahut XH.SH., e kush e bën këtë, është bërë jobesimtar.

Ja kjo është shkurtimisht e tërë ajo që i nevojitet robit të sinqertë të All-llahut XH.SH., zemra e të cilit është e ndriçuar me nur. Kjo është grada e shumë të njohurve, ngase ekzistojnë dy lloj ilmesh (diturish): dituria që ekziston mes njerëzve dhe dituria që nuk ekziston mes tyre. Mohimi i diturisë që ekziston është kufër. Ndërsa konfirmimi se njihet dituria që nuk ekziston është po ashtu kufër. Dhe, imani nuk do të jetë i pranuar prej askujt, përderisa nuk pranohet dituria ekzistuese dhe përderisa nuk flaket
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
● King Albo ●
Admininistrator
Admininistrator


Numri i postimeve : 605
Join date : 12/08/2009
Location : Kosova - Fush kosova

Character sheet
Lajme:

MesazhTitulli: Re: Besimi ... 3   Tue Aug 25, 2009 7:14 am

Ndikimi i besimit në kaderin në jetën e myslimanit

Feja Islame bazohet në dorëzimin e plotë urtësisë së All-llahut XH.SH. dhe vullnetit të Tij dhe në pranimin e urdhrave dhe ndalesave të Tij, pa hulumtimin e hollësishëm të mençurisë së All-llahut XH.SH. në tërë këtë, siç kanë qenë as’habët e Resulull-llahut e, ngase Islami nuk mund të përforcohen me asgjë tjetër, përveçse me devotshmëri. E, shenja e parë e pranimit të diçkaje, është të besuarit në të, e pastaj të kalimit sa më të shpejt në zbatimin e saj.233

Të këtillë kanë qenë as’habët e Resulull-llahut e. Kanë pasur edukim të shkallës jashtëzakonisht të lartë ndaj Zotit të tyre dhe ndaj Pejgamberit të Tij. Ibni Abbasi r. a. thotë për ta: "Kurrë nuk kam parë njerëz më të mirë se as’habët e Resulull-llahut e. Ata ia kanë bërë vetëm trembëdhjetë pyetje gjatë jetës së tij."234

Përkitazi me kaderin janë në pajtim të gjithë as’habët, tabi’inët dhe të gjithë pasuesit e ehli-Sunnetit dhe të Hadithit. Janë në pajtim me atë se, çdo gjë që do të ndodhë gjer në Ditën e Kiametit, është e shkruar në Lehvi Mahvudh.

Transmetohet se Ibni Dejlemi, ka thënë: "Vajta tek Ubeje b. Ka’bi, e i thashë: "Unë po ndiej në vete diç të pakëndshme përkitazi me kaderin, andaj të lutem më thuaj diçka për të. Shpresoj se All-llahu XH.SH. do të bëjë që kjo ndjenjë ta braktisë zemrën time." Ai më tha: "Sikur të donte All-llahu XH.SH. që t’i ndëshkonte të gjithë banorët e Tokës dhe të qiejve, Ai këtë do ta bënte dhe askujt nuk do t’i shkaktonte padrejtësi, e nëse i mëshiron ata, mëshira e Tij do të jetë për ta më e mirë se veprat e tyre. Sikur të japësh për sadaka ari sa është kodra e Uhudit, All-llahu XH.SH. nuk do ta pranonte këtë, përderisa nuk beson në kaderin dhe përderisa nuk e kupton se ajo që të ka ndodhur ty, assesi nuk ka mundur të të shmanget. E, nëse vdes me çfarëdo bindje tjetër përkitazi me këtë çështje, do të hysh në Xhehennem." Ibni Dejlemi thotë: "Pastaj vajta tek Ibni Mes’udi, e ai ma tha të njëjtën gjë. Pastaj vajta tek Zejd b. Thabiti, e ai ma tregoi hadithin e Resulull-llahut e në këtë kuptim."235

Transmetohet nga Ubade b. Samiti r. a. se para se të vdes, i ka thënë të birit të vet: "O biri im! Ti nuk do ta shijosh ëmbëlsinë e imanit të vërtetë, përderisa nuk e di se nuk ka mundur të të shmanget ajo që të ka ndodhë, e as që mund të të ndodhë diç që të është shmangur. Unë e kam dëgjuar Resulull-llahun e duke thënë: "Gjëja e parë që ka krijuar All-llahu XH.SH.. ka qenë penda, të cilës i ka thënë: "Shkruaj!" Penda ka thënë: "O Zoti im, çka të shkruaj?" "Shkruaj tërë atë që do të ndodhë gjer në Ditën e Kiametit", është përgjigjur All-llahu." O biri im, e kam dëgjuar Resulull-llahun e. duke thënë: "Ai që vdes, e në këtë nuk ka besuar, ai me mua nuk ka asgjë." 236

Kjo bindshmëri ka pasur ndikim të madh në as’habët e Resulull-llahut e. Ata janë shpërndarë nëpër vise të ndryshme të Tokës, duke bartur me vete besimin në kader, ashtu siç i ka mësuar Resulull-llahu e, i cili me një rast i pat thënë Ibni Abbasit r. a.: "O djalosh! Ke kujdes për All-llahun e edhe Ai do të kujdeset për ty. Kujdesu për All-llahun, e do ta gjeshë para vetes. Nëse don ta pyesish dikë, pyete All-llahun, e nëse prej dikujt duhet të kërkosh ndihmë, kërko prej All-llahut. Dhe dije mirë se sikur e tërë bota do të mblidhej për të të ndihmuar, nuk do te mund të të ndihmonte, përpos me atë që All-llahu XH.SH. tanimë ta ka caktuar. E sikur të mblidheshin për të të dëmtuar, nuk do të mund të të dëmtonin me asgjë tjetër, përpos me atë që ta ka caktuar All-llahu. Pendat kanë mbaruar së shkruari, dhe ngjyra tanimë është tharë."237

Kjo bindshmëri i ka mbushur zemrat e tyre me qetësi dhe stabilitet, dhe i ka edukuar në krenari. Prandaj, nervat e tyre kanë qenë të matur gjersa vizitonin vende të ndryshme të botës duke ia interpretuar këtë fe tërë njerëzimit. Ata i kanë konsideruar të parëndësishme dhe të pavlefshme të gjitha fuqitë botërore para emrit të vet në përcaktimin e All-llahut XH.SH.. Selman El-Farisi është pyetur: "Çka thonë njerëzit kur bëhen besimtarë për përcaktimin e të mirës dhe të keqës nga ana e All-llahut XH.SH.?" Ai është përgjigjur: "Kur të besosh në kader, bëhesh i vetëdijshëm se nuk ka mundur të të ndodhë ajo që të është shmangur, e as të shmanget ajo që të ka ndodh."238 Këto nuk kanë qenë fjalët vetëm të Selmanit, por fjalët e të gjithë as’habëve te Resulull-llahut e.

Çfarë fatbardhësie i sjellë njeriut kjo bindshmëri dhe çfarë heroizmi përmbajnë në vete zemrat, të cilat kanë besuar se çdo gjë gjendet në duart e All-llahut XH.SH., e njerëzit nuk posedojnë asgjë. Të gjitha fuqitë e kësaj bote nuk janë në gjendje ta ndalin një njeri i cili në vete mbanë këtë bindshmëri dhe këtë iman. Shikuar vetëm në këtë mënyrë mund të arrijmë gjer tek sqarimi i vërtetë për veprat kolosale që i ka bërë imani përmes atij grupi të vogël njerëzish, që janë nisur për t’a interpretuar këtë fe në botë. Këto janë vepra të cilat i gjasojnë mrekullirave, por megjithatë të vërteta. Të gjitha këto vepra kolosale, të cilat i ka realizuar Resulull-llahu e me as’habët e tij fisnik, janë fryt i imanit të tyre në All-llahun XH.SH., në botën e ardhshme dhe në përcaktimin e Tij.

Vetëm njeriu i cili është i lumtur duke i besuar kaderit, i cili e di se nuk ka mundur t’i shmanget ajo që i ndodh, dhe e di se edhe sikur e tërë bota të bashkohet nuk do të mund të bënte asgjë përpos asaj që All-llahu XH.SH. ka caktuar, dhe kush e di se asnjë njeri nuk do të vdes përderisa tërësisht nuk e harxhon nafakën e vet dhe ditët e jetës së vet, me të vërtetë, vetëm njeriu i tillë lirohet tërësisht nga robëria ndaj njerëzve dhe kalon në robërimin ndaj Zotit të njerëzve. Sepse, si mund t’i përulet balli i tij çfarëdo fuqie qoftë në sipërfaqe të Tokës, duke e ditur se çdo gjë gjendet në duart e Krijuesit të qiejve dhe të Tokës dhe i çdo gjëje që gjendet në to dhe mes tyre? Dhe si mund t’i nënshtrohet robit nga pluhuri? Ibni Rexhebi - rahimehullahi te’ala - thotë: "Ai i cili është dëshmuar (është bindur) se çdo krijesë në Tokë është pluhur (dhé), ai e di se edhe vetë është pluhur. Atëherë, si mundet që, në përulshmërinë e tij, t’i japë përparësi atij i cili është nga pluhuri kundrejt Sunduesit të të gjithë sunduesve? Ose, si mund ta bëjë të kënaqur dikë tjetër në llogari të hidhërimit të Sunduesit të Gjithmbarshëm? Me të vërtetë, kjo është gjë tejet e çuditshme!"239

Kjo bindshmëri çrrënjosë çdo simptom paburrërie (frike) nga zemra në të cilën gjendet kjo dhe pronarin e saj e inkurajon për xhihad kundër jobesimtarëve dhe zullumqarëve, pa marrë parasysh mjetet dhe metodat e tyre, çfarëdo që të jenë ato. E, përse të lodhet duke menduar për ta, duke qenë se Krijuesi dhe Furnizuesi i tij i ka garantuar se do ta harxhojë çdo atom të nafakës së vet para se t’i vjen çasti? E, përse të frikësohet kur është i vetëdijshëm se me siguri do t’i ndodhë ajo që i është caktuar, ndërsa ajo që nuk i është caktuar kurrë nuk do t’i ndodhë. Sa bukur e ka thënë këtë shkrimtari, me këto fjalë:

Prej cilës ditë të vdekjes sime të iki?

Nga dita që m’është caktuar, apo nga dita që nuk m’është caktuar?

Ditës që nuk m’është caktuar nuk i frikësohem,

E përcaktimit nuk mund t’i ikën as njeriu më i kujdesshëm.

Njeriu i cili beson në kaderin e All-llahut XH.SH., gëzon edhe një dhunti, të cilës nuk i janë të barabarta të gjitha dhuntitë e tjera të kësaj bote, e kjo është lumturia në të gjitha situatat. E kjo, ngase njeriu i tillë e di se përcaktimet e All-llahut XH.SH. zhvillosen sipas urdhrit të Tij, të vullnetit dhe rregullit të Tij, dhe se ngjarjet ndodhin si fryt i urtësisë dhe i dëshirës së Tij, e, Ai e di e njerëzit nuk e dinë. All-llahu XH.SH. thotë:

"Mund ta urreni një gjë, por ajo është e mirë për ju; e mund ta doni një gjë, por ajo është e dëmshme për ju - All-llahu e di e ju nuk e dini" (El-Bekare: 216)

Pra, shpirti i mu’minit e di se Ai i Cili e ka caktuar të mirën dhe të keqen, është i urtë dhe i mëshirshëm, prandaj nuk do të krenohet në mirëqenie as që do ta humbas shpresën në vështirësi. Ai i është mirënjohës All-llahut XH.SH. në të mirë dhe i durueshëm në vështirësi, prandaj çdo gjë që i ndodh, është e mirë për të. Siç na shpjegon Resulull-llahu e: "Sa i çuditshëm është shembulli i besimtarit! Çdo situatë në të cilën gjendet është hajr për të, e ky nuk është rasti me askë tjetër pos me besimtarin: Nëse i ndodh ndonjë gëzim, ai falënderohet për të, andaj shpërblehet për këtë, e nëse ndodhet në ndonjë vështirësi, ai është i durueshëm, e edhe për këtë shpërblehet." 240

Besimtari e kundron vështirësinë dhe e di se ajo ka ardhur sipas përcaktimit të All-llahut XH.SH., andaj qetësohet dhe me kënaqësi e pranon atë dhe nga kjo bëhet edhe më i njerëzishëm, e as që i bie ndër mend që t’i ankohet Zotit dhe Krijuesit të vet. Shikon në pasojat e vështirësisë dhe e di se do të jetë i shpërblyer për këtë, andaj kënaqet me të dhe duron. Tek Buhariu dhe Muslimi qëndron se, Resulull-llahu e, ka thënë: "Në sprovimin më të madh me mynxyra janë Pejgamberët, e pastaj atë të cilët i pasojnë sipas kualitetit të tyre. Njeriu sprovohet në pajtueshmëri me imanin e tij. Nëse e ka imanin e fortë, do të jetë i sprovuar varësisht nga fortësia e imanit të tij, e nëse ka iman të dobët, sprovimet do t’i ketë më të lehta. Në këtë mënyrë sprovimet do t’u vijnë njeriut pandërprerë derisa nuk pastrohet plotësisht, e të ecën nëpër tokë pa kurrfarë mëkatesh në vete." 241

Ibni Kajjimi e ka thënë këtë në mënyrë shumë të mirë:

Nëse të ndodhë ndonjë vështirësi, bëhu i durueshëm ndaj saj,

Me durim të Bujarit, sepse Ai ndaj teje është edhe më bujar.

E nëse i ankohesh të birit të Ademit, i je ankuar,

Kundër Mëshiruesit, atij i cili nuk ka mëshirë.

Alkame r.a. i komenton fjalët e All-llahut XH.SH.: "Nuk ngjanë kurrfarë fatkeqësie pa lejen e All-llahut, e ai që i beson All-llahut, ia udhëzon (në rrugë të drejtë) zemrën e tij. All-llahu di mirë çdo gjë." (El-Tegabun: 11), e thotë: "Ky është njeriu i cili, kur t’i ndodh ndonjë fatkeqësi, e di se ajo është nga All-llahu XH.SH., andaj është i kënaqur me të dhe i dorëzohet dëshirës së All-llahut XH.SH.."242 Ndërsa Ibni Abbasi thotë: "All-llahu XH.SH. do t’ia udhëzojë zemrën atij në jekin (perceptim i fuqishëm), andaj do të kuptojë se nuk ka mundur t’i shmanget ajo që i ka ndodh, e që nuk ka mundur t’i ndodh ajo që i është shmangur."243

Nën hijen e këtij konceptimi janë ngritur as’habët r. a., janë lartësuar shpirtrat e tyre dhe është forcuar ndërgjegjja e tyre, gjer në ato përmasa, saqë tek ata është barazuar fatkeqësia me gëzimin dhe se falënderimi (shukri) e durimi (sabri) janë bërë të njëjtë, siç ka thënë Umeri r. a.: "Sikur sabri dhe shukri të ishin dy deve, unë assesi nuk do të mërzitesha se në të cilën do të hipja." E, Ebu Muhammed El-Hariri, ka thënë: "Sabri është, që të mos bësh dallim mes shpërblimit dhe sprovimit, me qetësi të tërësishme në të dy rastet."
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
● King Albo ●
Admininistrator
Admininistrator


Numri i postimeve : 605
Join date : 12/08/2009
Location : Kosova - Fush kosova

Character sheet
Lajme:

MesazhTitulli: Re: Besimi ... 3   Tue Aug 25, 2009 7:13 am

Imam Ahmedin e kanë pyetur se a mundet njeriu me njëqind dinarë të bëhet zahid? E është përgjigjur: "Mundet, por me kusht që të mos gëzohet nëse i shtohen dhe që të mos hidhërohet nëse i pakësohen." E njëri prej selefëve ka thënë: "Zahid është ai falënderimin (shukrin) e të cilit nuk mund t’ia kalojë mirëqenia, e as mynxyrat durimin e tij."244

Umer b. El-Hattabi r. a. i ka shkruar letër Ebu Musa El-Esh’ariut, ku qëndron: "Dije se e tërë e mira është në kënaqësi, e nëse je në gjendje bëhu i kënaqur, e nëse nuk je, atëherë bëhu i durueshëm."245 E, Ibni Ata’i, thotë: "Kënaqësia është qetësia e zemrës sipas asaj që All-llahu XH.SH. që moti i ka zgjedhur robit të Vet dhe bindshmëria se Ai ka zgjedhur për të më të mirën."246

Sabri është vaxhib sipas mendimit të ulemasë islame. E më shumë se kjo është kënaqësia me përcaktimin e All-llahut XH.SH.. Për kënaqësinë disa nga ulemaja thonë se është vaxhib, e disa të tjerë se është mustehabb, e të gjithë janë të një mendimi se nuk është nën mustehabb.247 Ndërsa themeli i kënaqësisë është besimi në përcaktimin e All-llahut XH.SH. dhe vetëdija mbi mëshirën e All-llahut XH.SH. ndaj njerëzve, siç kemi thënë edhe më parë. Abdul Vahid bin Zejdi thotë: "Kënaqësia (ridaluk) është porta më e madhe e All-llahut XH.SH. - Xhennet i dynjallëkut dhe pushim. Pronarët e shkallëve të kënaqësisë përherë shikojnë shpërblimin e Atij që i sprovon ata dhe e dinë se Ai ua ka zgjedhur këtë, dhe janë të sigurt se është e pamundur që Ai të gjykojë padrejtësisht. Ngandonjëherë, të kapluar nga kënaqësia me kaderin, as që e ndiejnë dhembjen e sprovimit të caktuar. Ngandonjëherë, i kaplon madhështia dhe lartësia e Atij që i sprovon ata dhe tërësisht zhyten në ato ndjenja, kështu që assesi nuk ndiejnë dhembje. Përkundrazi, ndoshta edhe ndiejnë ëmbëlsi në tërë këtë, për shkak të vetëdijes së tyre se ajo u ka ardhur nga Ai i Cili i do ata."248

Dije se kënaqësia dhe durimi, që janë rezultat i imanit në kader, kanë të bëjnë me kënaqësinë ndaj mynxyrave dhe fatkeqësive që i ndodhin njerëzve, dhe durimi në kryerjen e urdhrave të All-llahut XH.SH., pastaj shmangia nga mëkatet dhe gjërave të tjera të qortuara.249 Këtu nuk mendohet në kënaqësinë në kufër dhe në mëkate, as në kthimin nga urdhrat e All-llahut XH.SH., e as në sabër në poshtërim dhe kob. Sepse, All-llahu XH.SH. nuk është i kënaqur me kufrin, me mëkatimin dhe me poshtërimin e robërve të Vet. Prandaj, kënaqësia jote le të jetë në harmoni me kënaqësinë e Zotit tënd, durimi yt në kryerjen e urdhrave të All-llahut XH.SH. dhe sakrifikimi në rrugën e Tij.

Kënaqësia me përcaktimin e All-llahut XH.SH., durimi gjatë sprovimeve dhe bindshmëria në drejtësinë e përcaktimit të All-llahut XH.SH., janë themelet më të rëndësishme në të cilat bazohet lumturia njerëzore. Dhe këto janë motive më të fuqishme për lëvizjen e tërë fuqisë njerëzore kah puna në këtë planet në harmoni me dispozitat e All-llahut XH.SH.. Në këtë rast nuk ekziston kthimi mbrapa, nuk ekziston të ngecurit për shkak të pikëllimit dhe të pendimit, e as: "sikur të ishte kështu e kështu do të bëhej kështu e kështu", por: "All-llahu XH.SH. ka përcaktuar dhe ka bërë çka ka dashur Vet".

Në këtë bindshmëri prehet qetësia e zemrës dhe rehatia e trupit, e shpirtit dhe e nervave, zhdukja e brengave etj. Prandaj, nuk ekziston thyerje psikike, tendosje nervash dhe shizofreni abnormale, por kënaqësia, qetësia, lumturia, pushimi, ëmbëlsia e bindshmërisë së fuqishme, shkarkimi i ndërgjegjës, zemërgjerësia dhe siguria totale në mëshirën dhe në drejtësinë e All-llahut XH.SH., në diturinë dhe në urtësinë e Tij të gjithmbarshme, sepse, Ai është mbrojtës, strehim dhe vetëm prej Tij kërkohet ndihmë nga dyshimet dhe nga mendimet e këqija.

Besimi në kaderin prodhon rezultate kolosale në jetën njerëzore në këtë botë.

Ato shoqëri, të cilat e kanë lënë pas dore këtë bindshmëri dhe të cilat nuk kanë iman në All-llahun XH.SH. dhe në udhëheqjen e Tij me çdo gjë lidhur me jetën dhe me qeniet e gjalla, ato në Ahiret do të jenë në zjarr të përhershëm dhe në vuajtje të rënda, e në këtë botë do të jenë me fat të humbur, me nerva të shkatërruara, me jetë plotë brenga dhe gjithnjë të tendosur, siç e shpjegon këtë All-llahu XH.SH. në ajetin vijues:

"... e kush e pason udhëzimin Tim, nuk do të humb (në këtë botë) as që do të jetë fatkeq (në botën tjetër). E, ai që shmanget nga Libri Im, ai do të ketë jetë të vështirë dhe, Ne në Ditën e Kiametit do ta ringjallim të verbër atë." (Tas Ha: 123-124)

Besimi në kaderin nuk bie në kundërshtim me

punën e bazuar në shkaqet dhe pasojat

Nuk guxojmë të harrojmë se jemi të urdhëruar që të punojmë në pajtueshmëri me ligjshmëritë e shkaqeve dhe pasojave, të cilat All-llahu XH.SH. i ka caktuar në botë, së bashku me tevakkulin (mbështetjen) në All-llahun XH.SH. dhe me iman se çdo gjë është në duart e Tij, pastaj me bindshmëri se shkaqet nuk japin pasoja, përpos me lejen e All-llahut XH.SH.. Ai i Cili i ka krijuar shkaqet, i ka krijuar edhe pasojat dhe rezultatet. Prandaj, ai i cili dëshiron pasardhës të edukuar, është i obliguar që të punojë sipas këtij plani dhe t’i zbatojë shkaqet që do të sjellin gjer aty. Duhet të martohesh, e kjo martesë mund të sjellë pasardhës, por mund edhe të mos sjellë, në pajtueshmëri me vullnetin e të Gjithfuqishmit e të Urtit dhe me dëshirën e Mëshirëplotit e të Gjithdijshmit:

"I All-llahut është pushteti mbi qiej dhe mbi Tokë. Ai krijon çka të dojë! Ai, i dhuron kujt të dojë vajza, e kujt të dojë i dhuron djem, ose u dhuron dy gjinitë: djem e vajza, e kë të dojë e bënë steril, Ai, në të vërtetë, është i Gjithdijshëm dhe i Pushtetshëm." (Esh-Shura: 49-50)

Prandaj, myslimani e ka të ndaluar të mos e përfillë procedimin në pajtueshmëri me ligjshmëritë mbi shkaqet dhe pasojat. Kështu, sikur njeriu ta linte pas dore punën për përfitimin e nafakës, do të ishte mëkatar, edhe pse nafaka është në dorën e All-llahut XH.SH.. Resulull-llahu e shpjegon se shkaqet e lejuara gjithashtu janë nga kaderi, e kur i është thënë: "Çka thua për këndimin e Kur’anit për shkak të ilaçit dhe shërimit me mjekim, a e ndërrojnë këta përcaktimin e All-llahut XH.SH.?" Ai është përgjigjur: "Ata janë pjesë të kaderit të All-llahut XH.SH." 250 Prandaj, të mirren parasysh vetëm shkaqet dhe të konsideruarit se ato ndikojnë në pasojat, është shirk në teuhid, ndërsa mospërfillja e shkaqeve dhe mohimi se ato janë shkaqe, kjo është mangësi në mendje. Kurse, devijimi nga shkaqet, të cilat na janë të urdhëruara me Sheriat, është përdhosje e Sheriatit.251

Prandaj, All-llahu XH.SH. e ka urdhëruar shërimin: Autorët e koleksioneve të hadithit (sunenit) transmetojnë nga Usame bin Sheriku se ka thënë: "Vajta tek Resulull-llahu e, e me të ishin as’habët, të cilët dëgjonin aq me kujdes, sikur të kishin shpesë në koka (e druajnë që me lëvizje do t’i trembnin). Dhashë selam dhe u ula. Erdhën beduinët nga krahinat e ndryshme, e pyetën: "O i Dërguari i All-llahut, a duhet të mjekohemi?" Ai u përgjigj: "Mjekohuni, sepse All-llahu XH.SH. nuk e ka dhënë asnjë sëmundje, e që për te të mos ketë dhënë edhe ilaçin, përpos një sëmundjeje - pleqërisë." 252 Tek Buhariu dhe Muslimi qëndron se, Ebu Hurejre r. a., ka thënë: "Resulull-llahu e ka thënë: "All-llahu XH.SH. nuk ka dhënë kurrnjë sëmundje, e që për të të mos ketë dhënë ilaç." 253 Duke u bazuar në këtë hadith, fakihët (njohësit e fikhut) islam konsiderojnë se mjekimi është i dëshirueshëm (i preferuar), e disa konsiderojnë se është vaxhib. Komentuesi i Akidesë së Tahaviut, thotë: "Disa njerëz mendojnë se mbështetja në All-llahun XH.SH. bie në kundërshtim me përfitimin e nafakës dhe me hulumtimin e shkaqeve, dhe se: nëse gjërat janë caktuar që më parë, atëherë nuk është nevoja të ketë shkaqe. Kjo gjithsesi është gabim, sepse puna është farz (detyrim), mustehabb (e rekomanduar), mubah (e lejuar) ose mekruh (e papëlqyer) dhe haram (e ndaluar). E, Resulull-llahu e, mutevekkili më i madh, e ka vënë helmetën gjatë luftës dhe ka vajtur në treg për të fituar diç."254

Në këtë mënyrë edhe as’habët e kanë kuptuar raportin ndërmjet kaderit dhe punës, dhe se kjo e dyta hynë në besimin në kader, e lë më t’i kundërvihet atij, por kjo rezulton nga besimi në kader. Buhariu transmeton nga Umeri r. a. se, gjatë hyrjes në Sham, e kanë pritur paritë e krahinave dhe e kanë informuar se atje është paraqitur murtaja. Atëherë ai u konsultua me muhaxhirët dhe ensarët, e pastaj me muhaxhirët para çlirimit të Mekës dhe me disa kurejshitë, dhe muhaxhirët u pajtuan që të kthehen, në mënyrë që të largohen nga murtaja, dhe Umeri kështu edhe urdhëroi. Atëherë i tha Ebu Ubejde: "A mos vallë duhet të ikim nga përcaktimi i All-llahut XH.SH.?" Umeri u përgjigj: "Eh..., sikur ta thoshte këtë dikush tjetër, o Ebu Ubejd! Të ikim nga përcaktimi i All-llahut në përcaktimin e All-llahut. Çka mendon, sikur ta kishe një grigjë devesh, e cila ka arritur në një luginë e cila i ka dy anë: njërën të plleshme ndërsa tjetrën të shkretë, e sikur ta kullotshe në anën e plleshme a do ta bëshe këtë sipas kaderit, apo sikur ta kullotshe në anë e shkretë a do të punoshe edhe tani sipas kaderit?"255 Gjithashtu Umeri r.a. i ka qortuar një grup njerëzish nga Jemeni, të cilët udhëtonin për në haxhxh pa ushqim. Mu’avi b. Kurre thotë: "Umeri r. a. i takoi njerëzit nga Jemeni, e i pyeti: "Kush jeni ju?" Ata u përgjigjën: "Ne jemi mutevakkilunë (të cilët mbështeten në All-llahun)." Përkundrazi, ju jeni muteakilunë (ata që presin që t’i ushqejë dikush tjetër), kurse mutevakkil është ai ,i cili e mbjellë farën në tokë e pastaj mbështet në All-llahun."256

Ibni Kajjim El-Xhevziu thotë: "Teuhidi i vërtetë nuk do të jetë i plotë tek njeriu, përderisa nuk punon duke u mbështetur në shkaqe të cilat i ka vënë All-llahu XH.SH.. Ndërsa mospërfillja e tyre është shkelje e vet tevakkulit. Kurse lënia pas dore e tyre është dobësi e cila i kundërvihet tevakkulit islam, që do të thotë mbështetja me zemër në All-llahun XH.SH. për arritjen e asaj që do t’i bëjë dobi edhe në këtë botë edhe në botën tjetër dhe që do ta mbrojë nga ai që i bënë dëm fesë së tij dhe dynjallëkut. Krahas tevakkulit puna është e domosdoshme, sepse, në të kundërtën, do të ndyhej urtësia All-llahut XH.SH. dhe Ligji (Sheriati) i tij. Prandaj, njeriu dobësinë e vet nuk do ta bëjë tevakkul, e as tevakkulin dobësi."257 Ndërsa Sehël b. Abdull-llahu, ka thënë: "Kush e mohon punën, e ka mohuar Sunnetin, e kush e mohon tevakkulin, e ka mohuar imanin. Sepse, tevakkuli është ajkë e Resulull-llahut e, ndërsa puna është Sunneti i tij, e kush punon sipas ajkës së tij, ai nuk e braktisë Sunnetin e tij."258
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Besimi ... 3   Today at 4:52 am

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Besimi ... 3
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: •.▪.▪.Feja :: Feja Muslimane-
Kërce tek: