Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Per kontakt -> kontakt@great-albania.tk
 
ForumPortalLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi
Download mp3
risi-ks.com
zbavitu.net
shkupimusic.com
RRegullat..
Inferioriteti Dhe Lufta Kunder Tij I_icon_minitimeMon Sep 14, 2009 4:05 pm nga ● King Albo ●
Forumi i prezantimit ka disa rregulla nder kryesoret jane

Per cdo prezantim duhet te hapet Topic i ri per secilin person
Nuk duhet te ket fyerje ndermjet personave ne prezantim
Duhet te veqohen disa nga te dhenat personale

Emrin (nickname) te mos e nderroni 100 her po vetem 2 her keni te drejt se per ndryshe do te merrni denim

Ne forume Te mos Dilni jasht teme po ti mbahni temes se …

[ Më shumë ]
Komentet: 0
Download mp3
risi-ks.com
zbavitu.net
shkupimusic.com

 

 Inferioriteti Dhe Lufta Kunder Tij

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
● King Albo ●
Admininistrator
Admininistrator
● King Albo ●


Numri i postimeve : 605
Join date : 12/08/2009
Location : Kosova - Fush kosova

Character sheet
Lajme:

Inferioriteti Dhe Lufta Kunder Tij Empty
MesazhTitulli: Inferioriteti Dhe Lufta Kunder Tij   Inferioriteti Dhe Lufta Kunder Tij I_icon_minitimeTue Aug 25, 2009 6:53 am

Të gjithë kemi nevojë të pranohemi nga të tjerët

Në fakt, vetë natyra e njeriut është e tillë: të ndjehet inferior, i pamjaftueshëm dhe i pafuqishëm. Por këto ndjesi shpesh na ndihmojnë të orientohemi dhe motivohemi në jetë. Të gjithëve na ndodh të ndjehemi nga pak inferior për shkak se përpiqemi ta krahasojmë veten me idealet e paqëndrueshme të perfeksionit. Bile shumë karakteristika të personalitetit zhvillohen nga inferioriteti. Adler thotë se çdo njeri ka dobësi në trupin apo në qënien e tij:pra sipas tij “të jesh qenie njerëzore do të thotë ta ndjesh veten inferior”. E megjithatë ndjesitë normale të inferioritetit e nxisin njeriun të zgjidhë problemet e tij me sukses. Gjithësesi duhet theksuar se kompleksi i inferioritetit është tjetër gjë në fakt. Njerëzit e shëndetshëm përpiqen ta superojnë inferioritetin nëpërmjet vetëpërfshirjes dhe socializimit. Ata shqetësohen për mirëqënien e të tjerëve po aq sa edhe për veten dhe zhvillojnë ndjesi të shëndetshme vetëbesimi e vetësigurie. Ndërsa kur individi është më shumë i shqetësuar për veten e tij dhe izolohet nga mjedisi shfaq shenja egoizmi me nevojën për të dominuar, duke refuzuar të bashkëpunojë, dhe pret shumë nga të tjerët. Në këte rast një pjesë të këtyre përgjigjeve negative duket se po i përjeton edhe Blerta në një farë mënyre, duke i nxitur zhvillimin e një kompleksi inferioriteti ose dëshirës për të “superuar”, pavarësisht dëshirës për t'u ndjerë mirë me të tjerët. Ndoshta edhe dhuna dominuese e bashkëshortit në shtëpi ia ka stimuluar edhe më shumë këtë dëshirë, por pse jo edhe shkaku i dhunës së tij mund të vijë pikërisht mbase nga inferioriteti që ai mundohet ta fshehë në vete. Duhet kuptuar se pas një sjelljeje superiore fshihet shpesh një ndjesi inferioriteti pasi kjo ndjesi percillet në mënyra të ndryshme. Njerëzit inferiorë i karakterizon sensi i pamjaftueshmërisë dhe shfaqin shpesh shenja antagonizmi: “unë duhet të tregoj se kush jam”. Qëllimi i këtyre njerëzve është dëshira për të qenë superiorë ndaj vështirësive. Por për të mposhtur vështirësitë pikë së pari duhen ndryshuar situatat që e prodhojnë këtë inferioritet pasi shpesh për ta kapërcyer një gjë të tillë nuk përgatitemi për t'u përshtatur por për t'u dukur të fuqishëm në sytë e të tjerëve. Edhe bashkëshorti i Blertës ka shumë gjasa të ndjehet inferior në punë apo jashtë shtëpisë, ndaj përpiqet të sigurohet për rëndësinë e tij duke u treguar i dhunshëm në familje. Ai mund të shoqërohet nga ndjenja e pamjaftueshmërisë sepse e ka vendosur veten një një qëllim ambicioz të pamundur dhe stresi në punë i shkaton shumë tension dhe pasiguri. Por problemi qëndron më shumë tek Blerta në këtë rast, pasi duket sikur e ka kufizuar fushën e saj të veprimit dhe kontaktet me botën, dhe kjo shpesh stimulon deri në neurozë. E mira është që në raste të tilla të mos mbahet distancë me realitetin duke iu shmangur problemeve të jetës dhe Blerta nuk duhet të priret që të mbërthehet vetëm në situata të cilat ajo është e aftë t'i mbizotërojë. Kështu duket, sikur ajo ka ndërtuar vetë një qeli të ngushtë, ka mbyllur derën dhe pret ta kalojë jetën a thua se është duke u mbrojtur nga forcat e natyrës. Në fakt ajo duhet ta shpërthejë atë portën që e ka vetëizoluar. Njeriu mund te çlirohet nga ndjenja e inferioritetit vetëm nga përmirësimi i situatave dhe nëse ka vullnetin e mirë, inferioriteti mund të mos shfaqet për një kohë të gjatë. Të mos harrojmë se të gjithë gjejmë gjithnjë zgjidhje të përkohshme dhe asnjëherë s'jemi të kënaqur me veten, dhe se interesi ynë për jetën vjen kryesisht nga pasiguria. Sepse sfidat janë të pashtershme dhe përpjekja njerëzore është e pafund. Nuk mund të thuhet se nëse veprojmë kështu apo ashtu përpjekjet tona për superioritet do të jenë të kënqashme, por njeriu mund dhe duhet të gjejë gjithnjë mundësi të reja në përpjekejet e tij. Askush nuk është plotësisht pa një ndjenjë shoqërore ndaj duhet ta gjejë secili këtë rrugë, pasi rruga e duhur nuk është dëshira për të superuar por për t'u përshtatur. E mira është të përpiqemi të mos u shmangemi problemeve dhe të mos e kufizojnë fushën tonë të veprimit. Pra, të mos jemi aq të interesuar për shmangien e “disfatës” sesa për nxitjen e suksesit dhe përmirësimit të situatave. Nëse gjejmë forcën për t'i kërkuar motive të tilla do të shohim se jeta është e bukur kur ndjehemi të përfshirë dhe të socializuar mes njerëzve.


Dhjetë këshilla për të mposhtur inferioritetin

1. Jepuni të tjerëve kohë nga e juaja, harxhoni energjinë dhe talentin tuaj për të ndihmuar një individ, apo një grup njerëzish që mund të kenë nevojë për ju.

2. Udhëtoni vetëm. Shëtisni nëpër vende të qeta dhe të bukura: në ndonjë park apo kopsht zoologjik. Edhe nëse ju ka qëlluar që të kërkoni dikë t'ju shoqërojë dhe të mos ketë pranuar, nisuni vetëm dhe takoni njerëz të tjerë gjatë rrugës.

3. Vini qëllime të vogla ndaj vetes dhe përpiquni t'i arrini ato. Nëse p.sh. e keni të pamundur të dilni vetëm (pse jo edhe jashtë qytetit) filloni në mënyrë graduale, dilni pini një kafe vetëm me veten tuaj, e më pas një drekë…në një vend që ju pëlqen.

4. Krijoni kontakte me sy me njerëzit. Trajtojeni tjetrin që takoni në autobus apo dhe në ashensor si një person që e njihni, si një shok/shoqe, buzëqeshni dhe urojini një ditë të mirë. Do të mbeteni të surprizuar nga përgjigja.

5. Shprehini dëshirat duaja me anë të pasioneve që keni: mund të shkruani, pikturoni, apo merreni me fotografi.


6. Qeshni. Jeni duke parë një film humoristik? Shfrytëzoni rastin për të qeshur dhe për t'u argëtuar. Shiheni veten në anën tjetër të medaljes, duke mos e marrë shumë seriozisht çdo gjë….

7. Harxhoni kohë me njerëzit që ju bëjnë të ndjeheni mirë dhe shmangni ata që ju fyejnë, apo ju trajtojnë keq.

8. Bëjini komplimente kollares së tij, ose kostumit të saj. Tregojini njerëzve me të cilët rrini se ndjeheni mirë, nëse është vërtetë ashtu, për një bisedë që sapo keni pasur.

9. Thuaj “Po” sa më shpesh. Shkoni nëpër mbrëmje, apo nëpër vende ku njerëzit argëtohen.

10. Jini vetvetja. Zbuloni mendimet tuaja më të mira dhe reflektoni rreth tyre. Mbi të gjitha, dëgjojini njerëzit. Dëgjojini kur ata flasin, jini mendjehapur dhe reflektivë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Unikkatil
Antar 50%
Antar 50%
Unikkatil


Numri i postimeve : 212
Join date : 24/08/2009
Age : 31
Location : n'KeIt KoSoVeN

Inferioriteti Dhe Lufta Kunder Tij Empty
MesazhTitulli: Re: Inferioriteti Dhe Lufta Kunder Tij   Inferioriteti Dhe Lufta Kunder Tij I_icon_minitimeTue Aug 25, 2009 6:51 pm

per ti rezalizur keto keshilla pask eshte e weshtire
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Inferioriteti Dhe Lufta Kunder Tij
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Zbulohet vaksina kundër kancerit të gjirit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Shkenca :: Filozofi-Psikologji-Sociologji-
Kërce tek: