Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Per kontakt -> kontakt@great-albania.tk
 
ForumPortalLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi
Download mp3
risi-ks.com
zbavitu.net
shkupimusic.com
RRegullat..
Paraftyrimet , Kujtesa dhe Harresa… I_icon_minitimeMon Sep 14, 2009 4:05 pm nga ● King Albo ●
Forumi i prezantimit ka disa rregulla nder kryesoret jane

Per cdo prezantim duhet te hapet Topic i ri per secilin person
Nuk duhet te ket fyerje ndermjet personave ne prezantim
Duhet te veqohen disa nga te dhenat personale

Emrin (nickname) te mos e nderroni 100 her po vetem 2 her keni te drejt se per ndryshe do te merrni denim

Ne forume Te mos Dilni jasht teme po ti mbahni temes se …

[ Më shumë ]
Komentet: 0
Download mp3
risi-ks.com
zbavitu.net
shkupimusic.com

 

 Paraftyrimet , Kujtesa dhe Harresa…

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
● King Albo ●
Admininistrator
Admininistrator
● King Albo ●


Numri i postimeve : 605
Join date : 12/08/2009
Location : Kosova - Fush kosova

Character sheet
Lajme:

Paraftyrimet , Kujtesa dhe Harresa… Empty
MesazhTitulli: Paraftyrimet , Kujtesa dhe Harresa…   Paraftyrimet , Kujtesa dhe Harresa… I_icon_minitimeTue Aug 25, 2009 6:51 am

Parafytyrimet janë figura të obiekteve dhe të fenomeneve të cilat I kemi përceptuar dikur e që tash nuk veprojnë më në organet tona shqisore.
Për të parafytyruar na duhet përceptimi, i cili është pasqyrimi i obiekteve, sendeve dhe fenomeneve në tërësi në vetëdijën tone. Ato nuk janë të qarta sikurse përceptimet por më të zbehta dhe me më pak detaje p.sh. parafytyrimi i fytyrës së nënës për një cast qëndron para nesh pastaj zhduket. Por ka edhe njerëz të rrallë që përceptojnë ndonjë obiekt apo diqka tjetër dhe me të njejtën gjallëri e parafytyrojnë sikur ta kishin ende përpara , e të tilla quhen figurat idetike. Parafytyrimet janë të lidhura edhe me kujtesën .
Për kujtesën mund të themi se për të mbajtur diqka ne mend, në fillim ajo duhet të mësohet, kurse mënyra e vetme për ta provuar sesa është mësuar është matja e asaj që mbahet mend.
Të mësuarit mund të mendohet si marrja e një informacioni të ri apo shprehive të reja. Kujtesa ka të bëjë me depozitimin e informacionit që mësohet, në mënyrë që ai të mund të merret dhe të përdoret më vonë.
Kur psikologët studiojnë kujtesën ata janë te interesuar per nivelin e ruajtjes qe eshte thjesht sasia e informacionit qe depozitohet me perpikmeri pasi eshte kryer proçesi i te mesuarit. Ruajtja matet duke i kerkuar individit te perdore informacionin e mesuar me perpara.
Harresa , apo humbja e ruajtjes eshte pjesa e te mesuarit fillestar qe nuk mund te riprodhohet e perdoret.
Sipas Brewer dhe Pani (1983) , kujtimet tona perbehen nga tre lloje te dallueshme informacioni : personal, i pergjithshem dhe shprehite.
Informacioni i pergjithshem perfshin njohuri te pergjithshme qe i kemi fituar jashte pervojave te veçanta, si p.sh. qendrimi yne ndaj shkolles, njohurite tona per muziken, apo fjalori yne. Kurse informacioni i shprehive perfshin aftesite e sjelljes dhe ato te njohjes si dhenia e biçikletes apo zgjidhja e nje fjalekryqi.
Jane tre perberes baze te sistemit tone te kujteses :
1.Kodimi
2.Depozitimi dhe
3.Riprodhimi
Hapi i pare eshte kodimi , procesi i futjes se informacionit ne systemin tone te kujteses. Pasi informacioni eshte koduar , ose future ne kujtesen tone, neve na duhet ta depozitojme ate. Ne qofte se nuk e depozitojme ajo harrohet.
Hapi i dyte , depozitimi eshte process qe e mban informacionin e kujteses per nje fare kohe.
Hapi i trete ne proçesin e kujteses eshte riprodhimi, nxerrja e informacionit nga sistemi i kujteses. Ne nuk dime se ç’eshte depozituar deri ne momentin qe nxjerrim informacionin. Ndonjehere informacioni depozitohet me saktesi , por nuk mund te riprodhohet ne nje cast te caktuar.
Kujtesa ndahet ne ate afatshkurter dhe ate afargjate.
Kujtesa afatshkurter esgte vendi ku mbajme informacionin per te cilin jemi te ndergjegjshem ne nje moment te caktuar. Kujtesa afatshkurter perdoret kur duam te mbajme mend nje numer telefoni, qe sapo e kemi pare ne numerore, apo gjate nje bisede me nje person tjeter dhe kur vendosim se çfare do te blejme ne dyqanin e ushqimeve. Kujtesa afatshkurter ka kapacitet shume te kufizuar, kurse kohezgjatja eshte rreth 30 sekonda para se ky informacion te humbase.
Shumica e njerezve mund te mbajne ne mend 7+(-)2 elemente informacioni per nje kohe te shkurter.
Kurse kujtesa afatgjate – perms perseritjes perpunuese, njeriu eshte ne gjendje te kodoje informacione ne menyre qe ai te hyje ne kujtesen afatgjate.
Kohezgjatja e kujteses afatgjate eshte e perhershme. Metoda e ruajtjes se informacionit duhet te behet me perseritjen dhe perpunimin e organizimit te informacionit.
E kunderta e kujteses eshte harresa .
Ne qofte se njohurite e mesuara nuk perseriten vazhdimisht atehere atp zbehen apo harrohen teresisht.Por nese ajo qe eshte mesuar perseritet vazhdimisht , harresa nuk shkaktohet.
Te harresa kemi edhe inhibicionin retroaktiv ose parafrenimin I cili mund te jete i madh ose i vogel , varesisht per ngjajshmerise p.sh. dy mesimeve apo aktiviteteve. Sa me te ngjajshme te jene ato sa me i madh eshte inhibicioni qe d.m.th. mesimi i ri e shlyen ate te vjetrin.
Keto 3 tema jane te lidhura ne mes veti per disa arsye sië e pame , pa kujtese nuk mund te paraftyrojme dhe pa kujtese nuk mund te harrojme por si do qe te jete keto jane shume te rendesishme ne jeten e individit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Unikkatil
Antar 50%
Antar 50%
Unikkatil


Numri i postimeve : 212
Join date : 24/08/2009
Age : 31
Location : n'KeIt KoSoVeN

Paraftyrimet , Kujtesa dhe Harresa… Empty
MesazhTitulli: Re: Paraftyrimet , Kujtesa dhe Harresa…   Paraftyrimet , Kujtesa dhe Harresa… I_icon_minitimeTue Aug 25, 2009 6:50 pm

disa nga keto gjera i kam ndegjuar ne TV
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Paraftyrimet , Kujtesa dhe Harresa…
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Shkenca :: Filozofi-Psikologji-Sociologji-
Kërce tek: