Per kontakt -> kontakt@great-albania.tk
 
ForumPortalCalendarPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi
Download mp3
risi-ks.com
zbavitu.net
shkupimusic.com
RRegullat..
Mon Sep 14, 2009 4:05 pm nga ● King Albo ●
Forumi i prezantimit ka disa rregulla nder kryesoret jane

Per cdo prezantim duhet te hapet Topic i ri per secilin person
Nuk duhet te ket fyerje ndermjet personave ne prezantim
Duhet te veqohen disa nga te dhenat personale

Emrin (nickname) te mos e nderroni 100 her po vetem 2 her keni te drejt se per ndryshe do te merrni denim

Ne forume Te mos Dilni jasht teme po ti mbahni temes se …

[ Më shumë ]
Komentet: 0
Download mp3
risi-ks.com
zbavitu.net
shkupimusic.com

Share | 
 

 Si ta permiresojme jeten,50 menyra qe besoj dote ju ndihmojn

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
● King Albo ●
Admininistrator
Admininistrator


Numri i postimeve : 605
Join date : 12/08/2009
Location : Kosova - Fush kosova

Character sheet
Lajme:

MesazhTitulli: Si ta permiresojme jeten,50 menyra qe besoj dote ju ndihmojn   Tue Aug 25, 2009 6:50 am

1. Mësoni një gjuhë të huaj. Ka shumë arsye për të mësuar një gjuhë të huaj, për udhëtime jashtë vendit, punë apo thjesht për ta sfiduar veten.

2. Lexoni për një temë që zakonisht nuk do ta preferonit. Kjo është një mënyrë e mirë për të zhvilluar pikëpamjet ndaj botës. Gjithashtu do t'ju bëjë më interesantë si persona.

3. Hapni një "blog" në internet. Tregojini botës se çfarë keni në mendje, zhvilloni një ide dhe shihni progresin tuaj. Mundësitë janë të pafundme.

4. Fikni televizorin. Televizioni duket se ka një efekt pasiv dhe hipnotik tek njerëzit. Ky është një shqetësim nëse merrni parasysh se pjesa më e madhe e programeve kanë të bëjnë me dhunën, telenovelat pa kuptim dhe reklamat mbushamendëse. Për më tepër, orët para televizorit mund t'i bëni duke bërë diçka të vlefshme.

5. Zgjohuni herët. Përdoreni këtë kohë për të ecur apo për të lexuar libra frymëzues, rishqyrtoni qëllimet tuaj dhe krijoni një vizion për jetën që doni.

6. Jini në formë. Rritja e forcës, qartësisë mendore dhe besimit në vete janë vetëm disa nga përfitimet e përmirësimit të fitnesit fizik. Në këtë mënyrë do të jetoni edhe më gjatë.

7. Tregojini të dashurve se çfarë ndjeni për ta. Përse të prisni derisa të jetë vonë për t'i thënë të dashurve tuaj se sa shumë i doni?

8. Martohuni. Me siguri nuk është e domosdoshme të martoheni në këto kohë, por është një shenjë e mirë kur angazhoheni me njëri-tjetrin.

9. Jepini fund marrëdhënieve të këqija. Është jashtëzakonisht e vështirë kur ngecni në një marrëdhënie të keqe. Nëse nuk mund të shihni asnjë të ardhme me dikë, atëherë përse të mos i jepni fund humbjeve dhe të lëvizni përpara?

10. Filloni një buxhet. Një buxhet është një plan që llogarit të ardhurat kundrejt shpenzimeve, kursimeve, investimeve dhe borxheve. Ato nuk kanë pse të jenë të ashpra dhe të komplikuara.

11. Bëhuni prindër. Kjo është një mënyrë e garantuar për të ndryshuar mënyrën si e shikoni jetën. Kur të kuptoni se ju duhet të kujdeseni për dikë dhe të bëheni model ndaj një qenieje tjetër njerëzore, atëherë do të bëheni personi më i mirë që mund të bëheni.

12. Pini më pak alkool. Kjo do të përmirësojë shëndetin fizik, mendor dhe financiar.

13. Rregulloni jetën tuaj. Është e lehtë të pushtoheni nga parregullsia, mendore dhe fizike. Rregulloni ambientin tuaj fizik duke pastruar veshjet apo sendet e tjera që tashmë nuk ju duhen. Shitini apo falini. Rrëmuja mendore ka të bëjë me projektet e papërfunduara, programi i ngjeshur apo njerëzit negativë që ju thajnë energjinë. Mund ta pastroni mendjen duke listuar gjithçka që ju turbullon dhe duke menduar mënyra për t'i braktisur.

14. Krijoni një vizion në dërrasë. Kjo është një prej mënyrave më të fuqishme në mënyrë që Ligji i Tërheqjes të punojë në jetën tuaj. Një dërrasë vizionesh është një kolazh pikturash që qëllimeve dhe ëndrrave që doni të tërhiqni në jetën tuaj.

15. Telefonojini një miku. Ndonjëherë lidhjet njerëzore mund të humbasin gjatë mesazheve elektronike. Përse të mos merrni telefonin dhe të flisni me një mik.

16. Udhëtoni. Udhëtimet do t'ju ekspozojnë ndaj vendeve të reja, kulturave të reja, njerëzve të rinj dhe ideve të reja.

17. Mjaft me gënjeshtra. Do të shihni se do të përfitoni jashtë mase shumë nëse tregoheni të sinqertë me veten dhe të tjerët.

18. Merruni me fotografi. Një interes në fotografinë do të ndryshojë mënyrën si e shihni botën. Do të filloni të vini re detajet e rrethinave tuaja, do të vlerësoni bukurinë e botës dhe gjërat e çuditshme në jetën e përditshme.

19. Hani ushqime të shëndetshme. Ushqimi i shëndetshëm ushqen trupin dhe ju jep energji për gjithë ditën. Nëse nuk dini çfarë të hani dhe si të gatuani, kërkoni informacione për listën e pjatave të shëndetshme.

20. Kurrë mos hani vetëm. Kjo ide e thjeshtë është një mënyrë për të mos u ndjerë të vetmuar dhe të dëshpëruar.

21. Ruani 10-20% të të ardhurave tuaja. Mënyra më e mirë për ta bërë këtë është të tregoni kujdes me shpenzimet e panevojshme.

22. Përmirësoni kujtesën. Një kujtesë e mirë është një mjet i fuqishëm dhe i vlefshëm. Lojërat e trurit, ushtrimet dhe leximi janë disa prej mënyrave për ta mbajtur kujtesën të fortë.

23. Studioni. Studimi formal dhe informal ka me mijëra përfitime. Disa prej tyre janë: nxitja e perspektivave në karrierë, zhvillimi i aftësive dhe njohuria në subjekte të ndryshme, rritja dhe kënaqësia personale.

24. Nisni një biznes. Nëse një ditë doni të bëheni një milioner, mund të merrni parasysh si të vetëpunësoheni.

25. Shkruajini qëllimet që keni në të ardhmen e afërt, mesatare dhe të largët. Akti i shkruajtjes së synimeve i bën ato më të lehta për t'u realizuar.

26. Jini krijues. Të gjithë posedojmë potencialin për shprehje krijuese. Pjesa më e madhe prej nesh besojnë se jemi krijues, por nuk dimë si ta shprehim krijimtarinë. Nuk kemi pse të pikturojmë një pikturë për të qenë krijues, por kjo tregohet edhe në rutinën e përditshme, për shembull ndërsa gatuajmë, bëjmë një prezantim në punë apo vishemi në një mënyrë krijuese.

27. Kërkoni për një rritje rroge. Shumë njerëz ndjejnë se paguhen më pak se ajo që bëjnë. Por a kanë kërkuar ata ndonjëherë ndonjë rritje në rrogë? Nëse edhe ju përfshiheni në këtë kategori, sigurohuni që ta kërkoni në mënyrën e duhur.

28. Nisni një bashkëbisedim me një të huaj. Ndërsa prisni autobusin, qëndroni në radhë apo ndodheni në ashensor, në të gjitha këto raste mund të nisni një bashkëbisedim me një të huaj. Ky është një rast më shumë për t'u lidhur me një qenie njerëzore. Ndonjëherë një i huaj mund t'jua ndryshojë jetën në mënyra që kurrë s'i imagjinonit.

29. Përmirësoni pamjen e jashtme. Kur dukeni mirë, ndiheni mirë. Kjo është më se e ditur.
30. Bëni udhëtime. Do të ishte mirë që të mos shkonit shpesh në të njëjtin vend, por udhëtimet tuaja të kenë varietet.

31. Investoni. Investimi i parave është mënyra më e mirë për të përmbushur objektivat afatgjata financiare. Është shumë e lehtë të filloni të investoni, mund të filloni edhe me pak.

32. Mësoni të kërceni. Kjo do t'ju ndihmojë të njihni njerëz të rinj, të jini në formë, të kaloni turpin dhe të ndiheni rehat në situata shoqërore.

33. Bëjeni çdo person me të cilin keni kontakt të ndihet më mirë nga sa ishte më parë. Madje dhe diçka e thjeshtë si buzëqeshja apo një kompliment mund të bëjë çudira.

34. Rishqyrtoni ditën çdo mbrëmje para se të flini. Kjo do të jetë një mënyrë e mirë për të kuptuar nëse po e jetoni jetën në përputhje me qëllimet dhe parimet. Ky zakon është këshilluar më shumë nga Benjamin Franklin.

35. Gjeni qëllimin e jetës. Këshillohuni me njerëz që kanë autoritet në këtë fushë, si persona fetarë.

36. Mësoni një instrument muzikon. Përfitimet që mëson janë disiplina, çlirimi i stresit, ju jep një ndjesi arritjeje.

37. Kujdesuni për ambientin. Ricikimi, përdorimi i karbonit neutral dhe i transportit publik janë vetëm disa shembuj si të jepni kontributin në përmirësimin e mjedisit.

38. Dilni vullnetarë. Përveç se do të ndryshoni jetën e dikujt dhe do të ndihmoni në përmirësimin e mjedisit, do të përmirësoni edhe jetën tuaj duke njohur njerëz të rinj, duke zhvilluar aftësi të reja dhe duke ndërtuar besimin në vete.

39. Mos jini vetëm të mirë, jini të shkëlqyer. Pjesa më e madhe e njerëzve ngecin tek të qenurit mesatarë. Mos u bëni njëri prej tyre. Synoni për më të mirën.

40. Shkruani një pohim të misionit personal. Pohimi i misionit personal do të bëhet baza e qëndrueshme e vizionit dhe vlerave tuaja. Kjo do t'ju ndryshojë pasi ju detyron të mendoni me kujdes për prioritetet.

41. Siguroni të ardhura pasive. Të ardhurat pasive janë të ardhurat që nuk kërkojnë përfshirjen tuaj. Shembuj familjarë janë qeraja që vjen nga një pronë private apo nga një shpikje apo punë krijuese.

42. Dhuroni për bamirësi. Nuk ka rëndësi se sa të mëdha janë telashet financiare në të cilat ndodheni. Gjithmonë do të ketë njerëz që janë më keq se ju. Ky akt do t'ju bëjë të ndiheni më mirë dhe do ta bëjë botën një vend më të lumtur.

43. Bëjeni tani. Çfarëdo që të jetë. Këtë e dini vetëm ju. Por ja një e dhënë: çfarë po shtyni për nesër, apo javën tjetër, apo vitin tjetër ...

44. Bëhuni një folës i mirë. Edhe nëse është për fjalimin e një dasme, apo një prezantimi të rëndësishëm në vendin e punës, aftësia për të kapur vëmendjen e dëgjuesit është një aftësi e vyer.

45. Faljani të tjerëve dhimbjen që ju kanë shkaktuar. Nuk ka rëndësi se çfarë ka bërë dikush në të kaluarën, nëse nuk mësojmë të falim, zemërimi, hidhërimi dhe dëshpërimi do të kontrollojë jetën tonë.

46. Bëhuni pasionantë. Të pasurit e një pasioni në jetë do t'ju sigurojë fokusin, do t'ju krijojë energjinë, do të ushqejë krijimtarinë, do t'ju frymëzojë veprimin dhe do të rrisë performancën.

47. Kujtoni ndonjë histori qesharake. Të gjithëve u pëlqen të qeshin. Nëse ruani ndonjë histori gazmore për ta thënë në momentin e vështirësisë, nuk është diçka e keqe.

48. Gjeni një punë të re. Mos e lejoni veten të ziheni në kurth në një punë të mërzitshme dhe
shkatërruese.

49. Qetësohuni. Stresi ka mundësi të shkatërrojë shëndetin dhe marrëdhëniet tuaja. Disa mënyra për t'u qetësuar janë të dilni për shëtitje, të shtriheni në divan dhe të lexoni një libër të mirë.

50. Kaloni më pak kohë në kompjuter. Mos lejoni që interneti t'ju pushtojë jetën. Koha e tepërt "online" do t'ju bëjë më pak produktivë, do të dëmtojë marrëdhëniet dhe nuk ju bën mirë për shëndetin.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Unikkatil
Antar 50%
Antar 50%


Numri i postimeve : 212
Join date : 24/08/2009
Age : 23
Location : n'KeIt KoSoVeN

MesazhTitulli: Re: Si ta permiresojme jeten,50 menyra qe besoj dote ju ndihmojn   Tue Aug 25, 2009 6:47 pm

shum veshtire mi zbatu
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Si ta permiresojme jeten,50 menyra qe besoj dote ju ndihmojn
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Shkenca :: Filozofi-Psikologji-Sociologji-
Kërce tek: