Per kontakt -> kontakt@great-albania.tk
 
ForumPortalCalendarPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi
Download mp3
risi-ks.com
zbavitu.net
shkupimusic.com
RRegullat..
Mon Sep 14, 2009 4:05 pm nga ● King Albo ●
Forumi i prezantimit ka disa rregulla nder kryesoret jane

Per cdo prezantim duhet te hapet Topic i ri per secilin person
Nuk duhet te ket fyerje ndermjet personave ne prezantim
Duhet te veqohen disa nga te dhenat personale

Emrin (nickname) te mos e nderroni 100 her po vetem 2 her keni te drejt se per ndryshe do te merrni denim

Ne forume Te mos Dilni jasht teme po ti mbahni temes se …

[ Më shumë ]
Komentet: 0
Download mp3
risi-ks.com
zbavitu.net
shkupimusic.com

Share | 
 

 QELIZA BAKTERORE

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
● King Albo ●
Admininistrator
Admininistrator


Numri i postimeve : 605
Join date : 12/08/2009
Location : Kosova - Fush kosova

Character sheet
Lajme:

MesazhTitulli: QELIZA BAKTERORE   Tue Aug 25, 2009 6:47 am

Prokariotët dhe eukariotët
“Bakteret e vërteta” (ku përfshihen të gjitha bakteret që infektojnë njeriun) janë anëtarë të të njejtës mbretëri të gjallesave - eubacteria, bacteria. Një grup tjetër mikroorganizmash që shpesh hasen në mjedise ekstreme jetësore formojnë mbretërinë tjetër - archaebacteria, Archaea. Në aspektin morfologjik, të dy mbretëritë e këtyre mikroorganizmave kanë ngjashmëri mes vete( sidomos kur iu mungon bërthama), prandaj ato së bashku grupohen si prokariotë. Megjithatë, ato kanë dallime të dukshme në aspektin biokimik. Shumica e archaea jetojnë në mjedise tipike, siç janë burimet e nxehta sulfurike, ku mbretëron temperaturë mbi 80 ºC dhe pH=2. Këto mikroorganizma quhen termoacidofile. Të tjerat jetojnë në mjedise që përmbajnë metan (metanogjenet) ose përqëndrime të larta të kripës (halofilet ekstreme).

Archaea

Bazuar në ngjashmëritë e sekuencave të ADN-së, del se arkaeat dhe ekuariotet janë ndarë nga eubakteret para se të ndahen nga njëra tjetra (figura 1a). Nga vështrimi biokimik, arkaeat në shumë aspekte janë më të ngjashme me eukariotet sesa eubakteret. P.sh., ARN polimeraza e arkaeave në aspektin e numrit të nënnjësive është poaq komplekse sikurse polimerazat e bërthamës së eukarioteve. Njëkohësisht, përbrenda disa nënnjësive eukariote ekziston një homologji e konsiderueshme e aminoacideve. Po ashtu, te arkaeat gjeni promotor i strukturës është më shumë i ngjashëm me atë të eukarioteve sesa eubaktereve. Sikurse eubakteret, edhe arkaeat kanë operone, të cilat i përshkruajnë tek ARNi policistronike. Ngjashmëri ekzistojnë edhe në faktorët e sintezës së proteinave të arkaeave dhe eukarioteve, duke sugjeruar për një mekanizëm të përbashkët të sintezës së proteinave. Njësia 16S e ARNr te eubakteret dhe arkaeat dallon dukshëm në sekuencë.

Eubakteret ( me përjashtim të gjinive Mycoplasma dhe Chlamydia) posedojnë peptodoglikan (sinonimet: mureinë, mukopeptid, skeleti i murit qelizor). Peptidoglikani përmban një sheqer unikat, acid muramik, që nuk gjindet tjetërkund në natyrë. Archaebacteret përmbajnë pseudomureinë që dallon strukturalisht me mureinën e eubaktereve.

Për të shprehur ngjashmëritë ndërmjet archaeae dhe eukarioteve, në të kaluarën është përdorur termi archaebacteria. Sot, të gjitha format tjera qelizore të jetës (përfshirë bimët, kafshët dhe fungjet) përmblidhen me një emër-eukariotë.

Anëtarët e Archaea nuk janë patogjenë për njerëz dhe nuk do të diskutohen më tej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
QELIZA BAKTERORE
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Shkenca :: Mjekesia & shendeti-
Kërce tek: