Janë shpallur të nominuarit për shpërblimet e sivjetme “MTV Video Music Awards”. Dy këngëtare të forta janë në garë të ngushtë me më së shumti nominime. Beyonce është nominuar në nëntë kategori, përfshirë këtu atë “Videoklipi më i mirë i vitit”, për këngën "Single Ladies." Kundërshtare në garën për çmimin më të lartë e ka këngëtaren e re, por shumë të suksesshme, Lady Gaga, e cila gjithashtu është e nominuar në nëntë kategori për hitin "Poker Face". Britney Spears shpreson ta përsëris suksesin e vitit të kaluar kur i kishte fituar tri shpërblime. Këtë vit ajo është nominuar në shtat kategori përfshirë këtu kategorinë “Videoklipi më i mirë i vitit” për klipin "Womanizer."