Per kontakt -> kontakt@great-albania.tk
 
ForumPortalCalendarPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi
Download mp3
risi-ks.com
zbavitu.net
shkupimusic.com
RRegullat..
Mon Sep 14, 2009 4:05 pm nga ● King Albo ●
Forumi i prezantimit ka disa rregulla nder kryesoret jane

Per cdo prezantim duhet te hapet Topic i ri per secilin person
Nuk duhet te ket fyerje ndermjet personave ne prezantim
Duhet te veqohen disa nga te dhenat personale

Emrin (nickname) te mos e nderroni 100 her po vetem 2 her keni te drejt se per ndryshe do te merrni denim

Ne forume Te mos Dilni jasht teme po ti mbahni temes se …

[ Më shumë ]
Komentet: 0
Download mp3
risi-ks.com
zbavitu.net
shkupimusic.com

Share | 
 

 Per meshkujt !

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
● King Albo ●
Admininistrator
Admininistrator


Numri i postimeve : 605
Join date : 12/08/2009
Location : Kosova - Fush kosova

Character sheet
Lajme:

MesazhTitulli: Per meshkujt !   Tue Aug 25, 2009 6:13 am

Mashkulli, tani më seksi se kurr

Këtë sezon në garderobën e meshkujve nuk mungon asgjë, nga veshjet sportive, veshjet klasike të errëta, ato shik apo trendi. Një imazh elegant dhe seksi. Madje, meshkulli këtë verë vjen më seksi se kurrë.

Meshkujt tani po i japin më shumë rëndësi dhe po tregojnë më kujdes ndaj detajeve. Tani nuk i zgjedhin veshjet e tyre rastësisht, nuk lënë asnjë pas dorë. Madje, po shndërrohen në maniakë, duke ia kaluar edhe femrave. Këtë sezon në garderobën e meshkujve nuk mungon asgjë, nga veshjet sportive, veshjet klasike të errëta, ato shik apo trendi. Një imazh elegant dhe seksi.

Donatella Versace sjell një mashkull rrezatues, me një sensualitet latin, që nuk ka frikë të hutojë apo joshë.

Ajo që është tendencë këtë verë, janë veshjet, që në pamje të parë duket sikur janë lënë pas dorë, por kjo është thjeshtë një mashtrim i vogël. Të gjitha detajet janë mbikëqyrur me shumë kujdes, për t´i bërë meshkujt provokues, joshës, seksi. Veshje që nxjerrin në pah më shumë fizikun dhe sensualitetin, megjithëse gjithçka vërtitet rreth xhinsit.

Motoja e kësaj vere për stilitët është një mashkull më seksi se kurrë.

Dhe kjo vërehet në sfilatat milaneze dhe londineze. Me një palë xhinse, me këmisha pambuku apo lino, që nuk është mbërthyer plotësisht, duke zbuluar kraharorin, e shoqëruar me aksesorët e domosdoshëm si syze, kapele, bixhuteri, çanta shpine apo portofolë mesi.

Gjithçka është ideuar dhe krijuar me kujdes. Veshje të qëndisura, me motive të stampuara, me kuadrate, në shumë ngjyra. Mbizotëruese janë ngjyrat tradicionale, bardh e zi.

Rocco Barocco, që në propozimet e tij mbron me shumë pasion markën ‘Made in Italy’, sjell veshje të stampuara me imazhe të lashtësisë, xhinse me hieroglife romake apo Koloseum të vegjël, të kombinuara me T-shirt, me shprehje si "I am very italian boy". Shumë herë xhinset janë me vita të gjëra, të shoqëruara me bluza të ngushta e jakë V dhe me xhaketa kamosh.

Ndërsa nga Parisi vjen një mashkull tjetër. I veshur me xhaketa të shkurtra, këmisha pambuku të pambërthyera, me mëngë të përveshura, xhinse të ngushta dhe linja pas trupi.

Një mashkull aristokrat, tërheqës, por edhe ekstravagant, vjen nga sfilatat londineze. Stilistja e njohur britanike, Vivienne Westwood, sjell tendeca provokuese. Meshkujt me funde apo pantallona të shkurtra me lule, apo shumëngjyrëshe. Gjithçka për të nxjerrë në pah edhe më shumë trupin e tyre, për t´i shndërruar në një objekt adhurimi dhe dëshire.

Elegancë në stilin pop

Mashkulli nuk harron asnjëherë të jetë elegant, në sjellje, stil dhe veshje. Shumë herë i çrregullt, por elegant. Këtë verë moda e meshkujve po i kushton vëmendjen stilit dhe cilësisë. Kujdes të madh detajeve dhe aksesorëve. Sfilatat e Pradas, Ferrè, Marras, Extè apo Frankie Morello, që ende po vazhdojnë në Milano, Firence, Paris dhe Londër, propozojnë veshje elegante në stilin pop. Aksesorë si yje, zemra, gurë të vegjël, të gjithë tendenca e re që Prada sjell nga lindja e largët dhe Azia. Për Pradën, baza e kësaj vere duhet të jenë veshje të lehta dhe të freskëta. Bluza me simbole, pantallona me shtrat të ulur dhe me penca, xhaketa pak të shkurtra, këmisha dhe T-shirt pa mëngë, etj.

Ndërkohë që burri i Xhianfrako Ferres vishte me të bardha dhe kamuflazh. Një burrë që nuk trembet të vishet me ngjyra të theksuara dhe shokuese. Trendi i rafinuar dhe i përshtatur, megjithëse është mbizotëruese eleganca. Linja të pastra dhe të sofistikuara. Ngjyrat që e përbëjnë këtë stil janë ngjyra e gjelbërt ulliri, ngjyra e lehtë kafe, e kaltra marinare dhe ngjyra kafe, në kombinim me ngjyrën e kuqe. Ndërsa, Parisi dhe Londra me dy emrat legjendarë të modës, Jean-Paul Gaultier dhe Vivience Westwood, kishin preferuar ngjyrat e kuqe apo e bardhë. Qepjet e ndërlikuara që ajo zgjedh në krijimet e saj të kombinuara me copëza stilesh të vjetra dhe ngjyra të ndezura, që gjen aty këtu në veshjet e stiluara prej saj, tregojnë qartë për kreativitetin, origjinalitetin dhe risitë që ajo është e aftë të sjellë në botën e modës, edhe pse tashmë për të bëhen plot 35 vjet në këtë biznes. Ndërsa, Gaultier solli imazhe krejt të ndryshme në koleksionin e këtij sezoni, që karakterizohen prej veshjeve të bollshme, ngjyrave të lehta pranverore, që për të theksuar stilin e tij ishin të kombinuara me aksesorë të tillë si kapele me strehë. Gjithashtu në koleksionin e Gaultier u shpalosën me një stil tepër të rafinuar edhe krjime të tjera të cilat ishin në kontrast me ato të parat.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Per meshkujt !
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: •.∙.∙. ARTI DHE KULTURA :: Moda Shqiptare-
Kërce tek: