Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Per kontakt -> kontakt@great-albania.tk
 
ForumPortalLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi
Download mp3
risi-ks.com
zbavitu.net
shkupimusic.com
RRegullat..
Stinë e re, vetulla të reja I_icon_minitimeMon Sep 14, 2009 4:05 pm nga ● King Albo ●
Forumi i prezantimit ka disa rregulla nder kryesoret jane

Per cdo prezantim duhet te hapet Topic i ri per secilin person
Nuk duhet te ket fyerje ndermjet personave ne prezantim
Duhet te veqohen disa nga te dhenat personale

Emrin (nickname) te mos e nderroni 100 her po vetem 2 her keni te drejt se per ndryshe do te merrni denim

Ne forume Te mos Dilni jasht teme po ti mbahni temes se …

[ Më shumë ]
Komentet: 0
Download mp3
risi-ks.com
zbavitu.net
shkupimusic.com

 

 Stinë e re, vetulla të reja

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
● King Albo ●
Admininistrator
Admininistrator
● King Albo ●


Numri i postimeve : 605
Join date : 12/08/2009
Location : Kosova - Fush kosova

Character sheet
Lajme:

Stinë e re, vetulla të reja Empty
MesazhTitulli: Stinë e re, vetulla të reja   Stinë e re, vetulla të reja I_icon_minitimeTue Aug 25, 2009 6:11 am

Dy lapsa për t’i rregulluar, një xhel për t’i krehur, një furçë për t’i bërë të dendura dhe të plota: është gjithçka që të duhet për të krijuar dy harqe perfekte mbi sy dhe për t’i dhuruar vështrimit personalitet dhe pak mister

Lamtumirë vetullave të holla. Nëse dëshiron të jesh në modë, objektivi për stinën e re është t’i bësh të duken të rritura në mënyrë që të vizatojnë në hark natyral. Grimi i vjeshtës frymëzohet nga look-u i diveve të viteve ’60, e para ndër të gjitha, Audrey Hepburn. Edhe shumë yje të Hollivudit që nga Nicole Kidman tek Penélope Cruz e kanë përqafuar fort tendencën e re. Kanë filluar të shfaqen me vetulla të dendura, jo shumë të harkuara, natyrale në pamje, edhe pse në fakt janë shumë të kuruara. Sepse vetullat të japin karakter dhe shprehin personalitet. Le të shohim teknikat për të pasur dy harqe të dendur dhe perfektë.



Bëj matjet

Vetullat e plota nuk do të thotë vetulla të egra. Prandaj, mos shpreso të braktisësh njëherë e mirë pincetën: duhet ta përdorësh gjithsesi. Por vetëm për të formuar harkun natyral, jo për ta ndryshuar rrënjësisht. Para se të fillosh të rrallosh vetullat, është e rëndësishme të përkufizosh dimensionet, që duhet të jenë në harmoni me të gjitha tiparet e fytyrës. Për të krijuar pesën parësore të harkut, imagjino një linjë që, duke filluar nga flegra e hundës, ngjitet drejt rrënjës së hundës. Për të saktësuar gjatësinë, linja nga e njëjta pikë nisjes duhet të shkojë drejt tëmthave, duke prekur bishtin e syrit. Një mënyrë e thjeshtë për të bërë këtë matje është të marrësh dy lapsa dhe t’i përdorësh si vizore: mbahen të bashkuar pranë vrimës së hundës dhe hapen në qoshe, në mënyrë që të kalojnë në pikat e treguara. Për të përcaktuar pikën më të lartë të harkut, shiko drejt dhe imagjino një vizë, që gjithmonë nga vrima e hundës, ngjitet derisa takon qerpikun duke përshkuar mes për mes beben e syrit.



Provo formën

Lëvizja e parë pasi të kesh bërë matjet, është të maskosh me një laps të bardhë ose bezhë, qimet e çrregullta që duhet të hiqen. Në këtë mënyrë arrin të krijosh një ide për rezultatin final. Mund të bëhen edhe korrigjimet e nevojshme. Harku nuk duhet të jetë shumë i sforcuar ose i ekzagjeruar, ndryshe humbet ekuilibri i fytyrës. Për t’i dhënë një pamje të rregullt vetullave pa i holluar, duhet të eliminohen të gjitha qimet që duken pak të izoluara, si nën hark si sipër tij, në zonën drejt tëmthave. Zona e fillimit, pranë hundës, në fakt duhet lënë natyrale: hiqen vetëm qimet e rritura përgjysmë.



Përdor pincetën

Mënyra më e mirë për të hequr vetullat është përdorimi i pincetës. Më mirë ta shmang përdorimin e strishave, sepse rrezikon të dëmtosh formën e harkut. Dhe mos provo të heqësh vetullat para se të bësh trukun, sepse lëkura skuqet. Më mirë lëre për në darkë, para se të shkosh në shtrat. Kështu lëkura ka kohë për t’u rikuperuar. Kur heq vetullat, tendose mirë lëkurën me gishta dhe hiqe qimen me një veprim, gjithmonë në drejtim të rritjes. Sepse qimet tentojnë të rriten në drejtimin në të cilin janë shkulur. Dhe në fund dezinfekto mirë pincetën me alkool.



Shto volumin
Nëse vetullat nuk janë të dendura në mënyrë natyrale, mund të rregullohen me truk. Përdoret një laps specifik me dy tonalitete më të çelura, duke iu përshtatur ngjyrës së vetullave, dhe në zonën ku janë më të rralla bëhen vijëzime me laps në drejtim të qimeve. Më pas shumohen me një furçë. Për ta parë më të plotë zonën pranë hundës, përdoret një hijezues pa shkëlqim, që jep një efekt plotësie më natyral sesa lapsi. Për ta shpërndarë, mund të përdoret një penel në mënyrë të tërthortë. Kalo një vel të hollë pluhuri edhe në zonën ku ke vizatuar, kështu truku i lapsit zgjat më shumë dhe u jep vetullave një pamje të sfumuar dhe jo të vizatuar. Dhe në fund përdor një xhel specifik, që ruan rregullsinë e vetullës dhe fikson ngjyrën.



Korrigjo defektet

Vetullat e dendura nuk janë vetëm në modë. Ato të ndihmojnë edhe për të zvogëluar disa defekte të vogla. Falë dendësisë të tyre, shkurtojnë një ballë shumë të lartë dhe nxjerrin më në pah sytë më formë të futur. Për ta bërë më proporcionale një fytyrë të gjatë, duhet t’i krehësh në mënyrë që kulmi i harkut të spostohet drejt tëmthave dhe duhet të zgjatet paksa bishti. Nëse fytyra është e shkurtër dhe jo me formë të rregullt, krihet pjesa qendrore drejt lartësisë për të theksuar harkun dhe shkurtohen ekstremitetet. Në të gjitha rastet, për të kompletuar korrigjimin, vendos një sasi të bollshme rimeli si në qerpikët e sipërm si në ata të poshtmit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Unikkatil
Antar 50%
Antar 50%
Unikkatil


Numri i postimeve : 212
Join date : 24/08/2009
Age : 31
Location : n'KeIt KoSoVeN

Stinë e re, vetulla të reja Empty
MesazhTitulli: Re: Stinë e re, vetulla të reja   Stinë e re, vetulla të reja I_icon_minitimeWed Aug 26, 2009 6:14 am

qfar seni i fort
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Stinë e re, vetulla të reja
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: •.∙.∙. ARTI DHE KULTURA :: Moda Shqiptare-
Kërce tek: